Kerko Mesazhet ketu

Sunday 17 November 2013

Të gjitha trazirat që ju do të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës

E Enjte, 7 Nëntor 2013, ora 18:35

Bija Ime fort e dashur, koha për fillimin e ri është afër. Ndërsa Mundimi i Madh të vazhdoj të ndjehet, shumë ngjarje do të ndodhin. Armiqtë brënda Kishës Sime, pa asnjë lloj turpi, do të përpiqen të thonë se një kishë e re mbarë botërore, e cila i mirëpret të gjithë mëkatarët dhe të gjitha fetë, është e aprovuar prej Hyjit. Kur ata në Kishën Time e mirëpresin botën jobesimtare, ajo nuk do t
ë ndjeki më të Vërtetën. 

Kur ju jeni një ndjekës i vërtetë i Imi, besimi juaj do të duket në veprat dhe në punët tuaja. Kur ju jeni të Mitë, ju do të qëndroni besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Kur ju e mbani Fjalën Time, ju jeni të bindur në gjithçka që Unë ju mësova. Kur ju nuk jeni të Mitë, ju do të shani vëllezrit dhe motrat tuaja. Kur ju nuk jeni prej të Mive, ju do të urreni ata që janë të Mitë. Kur ju besoni se do të keni jetën e përjetshme pa u dashur ta fitoni atë, atëherë ju e këni shumë gabim.

Nëse ju thoni se mëkati është i natyrshëm dhe se vetëm një Hyj i drejtë dhe i ndershëm do të falte çdo mëkat, atëherë kjo është e vërtetë. Por nëse ju besoni se jeta e përjetshme është e drejta juaj natyrale dhe se nuk ju duhet të pendoheni në fillim, atëherë ju e mohoni të Vërtetën. Unë e dua secilin prej jush. Unë kurrë nuk do të isha mizor, i padrejtë, i dhunshëm, abuzues apo të lëndoja ndonjë nga fëmijët e Hyjit. Por, Unë kurrë nuk do t’i hapja derën e Mbretërisë Sime ndonjë mëkatari, nëse ata nuk tregojnë pendesë të vërtetë për keqbërjet e tyre. Kur Unë ju udh
ëheq drejt shpëtimit, Unë e hap çdo derë, me qëllim që Unë t’ju mirëpres në ditën e fundit. Shumë dyer po hapen tani, pro fare pak po hyjnë tek ato. As edhe një prej jush nuk do të hyj në Mbretërinë Timë, nëse nuk i bindeni Fjalës Sime të dhënë juve në Ungjillin e Shenjtë. Besimi juaj duhet të jetë i pastër. Dashuria juaj për njëri tjetrin duhet të jetë e vërtetë dhe bindja juaj ndaj Fjalës Sime do t’ju fitoj Dhuratën e jetës së përjetshme. 

Shumë që e quajnë veten t
ë Krishterë janë të pabesë ndaj Kishës Sime. Ju më merrni Mua në Kungimin e Shenjtë me shpirtra të nxirë. Ju i shpërfillni Mësimet e Mia dhe i pranoni mëkatet që ju besoni janë të parëndësishëm në sytë tuaj. Ju përhapni gënjeshtra me një gjuhë të ligë për të tjerët dhe ju dënoni shumë në Emrin Tim të Shenjtë. 

Juve ju ishte dhënë e Vërteta në Ungjillin e Shenjtë, por ju nuk zbatoni çfarë ato ju mësojnë. Dashuria Ime për ju do të thotë se, ndërsa shumë prej jush nuk do ta fitojnë Shpëtimin që Unë i dhashë botës me vdekjen Time në Kryq, Unë prapë ju jap të gjithëve ju mundësinë ta shikoni të Vërtetën gjatë Mëshirës Sime Hyjnore kur Unë të vij para jush për t’ju ndihmuar të vendosni nëse do ta pranoni Dhuratën Time apo jo. 

Të gjitha trazirat që ju do të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës. Kur të shikoni Kishën të bashkohet me botën jobesimtare, ju do ta dini se koha ka ardhur për Misionin Tim të mbledhi shpirtrat në mbarë botën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/07/all-the-upheavals-you-are-about-to-witness-will-be-testament-to-the-truth-of-the-prophecies-given-to-my-beloved-john-in-the-book-of-revelation/