Kerko Mesazhet ketu

Saturday 28 December 2013

Vetëm Drita e Hyjit mund të sjellë lumturinë e përjetshme

E Mërkurë, 18 Dhjetor 2013, ora 16:40

Bija Ime fort e dashur, fillimi është pa fund. Menjëherë sa jeta krijohet nga Ati Im dhe kur njeriu merr frymën e tij t
ë parë, ai do të ekzistoj në trup dhe pastaj në shpirt përjetësisht.

Misteri më i madh i Jetës së Përjetshme është se ajo ekziston, nëse e zgjedh 
njeriu atë apo jo. Njeriut i është dhënë Dhurata e vullnetit të lirë dhe deri në ditën e frymës së tij të fundit në Tokë ai e ka një zgjedhje. Ai mund ta jetoj jetën e tij, sa më mirë të mundet dhe sipas Ligjeve të Hyjit, dhe të fitoj shpëtimin, ose ta hedhi poshtë të Vërtetën e Ekzistencës së Hyjit dhe ta jetoj jetën e tij sipas dëshirave të tij. Kur ai kënaq joshjet, lakminë dhe dëshirat e tij në kundërshtim me Fjalën e Hyjit, ai rrezikon shumë, gjë që do të ketë pasoja përjetësisht.

Ata që janë me fat të fitojnë shpëtimin më të lavdishëm do të jetojnë një Jetë të Përjetshme me kënaqësi në Mbretërinë e Hyjit. Ai do të shijoj çdo formë të lavdisë n
ë unitet me Vullnetin e Hyjit dhe ai do të jetojnë një ekzistencë të përkryer, që kurrë nuk do të marri fund. Ata që zgjedhin t’i kthejnë shpinën Hyjit, madje dhe kur çdo përpjeke do të jetë bërë nga Unë për të shpëtuar shpirtrat e tyre të gjorë, edhe ata do të kenë një ekzistencë të përjetshme. Për fat të keq, ata do të durojnë një agoni të tmerrshme në vetmi dhe në dëshpërim të tmerrshëm. Ai gjithashtu do të ngrihet, së bashku me të gjallë dhe të vdekur, por ekzistenca e tij do të jetë e dhimbshme, pasi ai kurrë nuk do ta shikoj Dritën e Hyjit. Vetëm Drita e Hyjit mund të sjellë lumturi të përjetshme.

Kur ju merrni frymën tuaj t
ë fundit në Tokë, kjo thjesht do të thotë se ju do të çoheni në fazën tjetër të udhëtimit tuaj në përjetësi. Ka vetëm një udhë për të marrë dhe ajo është ku ju vini tek Unë. Çdo udhë tjetër do t’ju çoj në një ekzistencë të tmerrshme dhe prapë shumë shpirtra të mashtruar besojnë se ata e dinë të Vërtetën kur e refuzojnë ekzistencën e përjetësisë.

Ju kurrë nuk duhet ta refuzoni të Vërtetën sepse vetëm e Vërteta mund t’ju sjellë shpëtimin e përjetshëm.

Jezusi juaj