Kerko Mesazhet ketu

Friday 17 January 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi edhe ata që kryejnë vepra nga më të ligat

E Enjte, 9 Janar 2014, ora 21:40

Bija Ime fort e dashur, vështro rreth teje dhe çfarë shikon? Një botë të mbushur me kundërshtime. Nga njëra anë ju do të shikoni dashuri, gëzim dhe dashamirësi. Por pastaj kjo do të kundërshtohet, nga ana tjetër, prej urrejtjes, që i ligu e ka për njerëzimin.

Çdo shqetësim, dhimbje, rrëmujë, mungesë besimi, vrer, urrejtje dhe ligësi që ju shikoni të ndodhin në botë; dijeni se kjo mund të vij vetëm nga një burim. Vuajtja e njerëzimit, që është Satani, ka krijuar dhimbje dëshpëruese mes fëmijve të Hyjit. Dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja dhe prandaj i ligu krijon kaq rrëmujë – për të më lënduar Mua.

Bija Ime, ngado që ti shkon dhe çdo fytyrë që ti e shikon, që nga kjo ditë e tutje, do të jenë ashtu si Unë i shoh ata – secili prej tyre një fëmij i Hyjit. Sa i dua Unë të gjithë ata, sa dua Unë të kënaqem me secilin prej tyre – pavarësisht nga gabimet apo mëkatet e tyre. Nuk ka asnjë ndryshim në 
çfarë ata kanë bërë për të më fyer Mua; Unë prapë i dua ata – secilin prej tyre. Unë ndjej gëzim të madh kur shikoj dashurinë të rrezatoj prej tyre – një dashuri që ata e kanë marrë si një Dhuratë nga Ati Im, I Cili i krijoi ata. Dashuria e tyre është Dashuria Ime dhe ajo i tërheq shpirtrat e tjerë drejt tyre dhe kjo pastaj përhap Dashurinë e Hyjit ngado. 

Por kur Unë d
ëshmoj dhimbje dhe vuajtje, në çdo shpirt, dhimbja e tyre bëhet atëherë e Imja. Dhimbja e tyre mund të shkaktohet nga vuajtje të tmerrshme, të sjella prej mungesës së dashurisë për të tjerët, gjë që sjell një ndjenjë të vetmisë dëshpëruese. Vetmia dhe izolimi i tyre ndjehet edhe nga Unë gjithashtu dhe kjo e nxit akoma më shumë Dhembshurinë Time.

Pastaj janë ata shpirtra që e kalojnë kohën e tyre duke ndjekur gjëra, që nuk vijnë nga Unë. Ata që më kundërshtojnë Mua, ma thyejnë Zemrën më dysh plotësisht. Sa shumë Lotë Gjaku kam derdhur për ata shpirtra, sepse ata e kanë prerë kordonin që i bashkon me Shpëtimtarin e tyre – shpresën e tyre të vetme të Shpëtimit. Kur ti i shikon këto shpirtra, bija Ime, ti do të ndjesh një hidhërim të tmerrshëm në zemrën tënde, ashtu si Unë ndjehem për ata.

Përfundimisht, janë ata që thonë se më përfaqësojnë Mua, por që nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia. Urrejtja e tyre për Mua është e shkaktuar nga dashuria e tyre për vetveten. Por, pavarësisht se shpesh ata më fyejnë Mua dhe e keq-drejtojnë grigjën Time, Unë akoma kam mall për shpirtrat e tyre. 

Dashuria Ime për njerëzimin është e plotë. Unë i dua të gjithë, përfshi ata që kryejnë vepra nga më të ligat. E tillë do të jetë deri në fund. Unë do t’i pushtoj të gjithë shpirtrat deri në ditën e fundit, kur pasi të gjitha përpjekjet e Mia për t’i shpëtuar shpirtrat janë mbaruar, vetëm ata që vrapojnë drejt humnerës së bishës dhe që më refuzojnë Mua, pavarësisht se e dini se sa shumë Unë ju dua – do të jeni përherë të humbur për Mua.

Ta doni gjithmonë njëri tjetrin, gabimet dhe gjithçka – ashtu si ju dua Unë. Kur ju e qortoni dikë, kujtoni Dashurinë Time dhe qëndroni të heshtur. Kur ju e përbuzni dikë tjetër dijeni se kjo urrejtje nuk vjen nga Unë. Kur të shikoni njëri tjetrin, shiheni sikurse përmes Syve të Mi. As edhe njëri prej tyre nuk duhet të shpërfillet nga ju. Përkundrazi, tregoni dhembshuri ndaj atyre që ju mërzisin, që ju fyejnë apo ju lëndojnë, sepse ata janë të dashur për Mua. Nëse më doni Mua, ju do të tregoni dashuri tek te gjithë ata me të cilën ju jeni në kontakt.

Dashuria është infektuese sepse ajo vjen nga Hyji. Vetëm e mira mund t
ë vij nga dashuria. 

Jezusi juaj