Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 15 January 2014

Kur ju të recitoni këtë Litani të re gjatë kohëve të vështirësive të mëdha Unë do t’ju dhuroj lehtësim

E Mërkurë, 8 Janar 2014, ora 21:15

Bija Ime fort e dashur, duhet të bëhet e ditur se të gjithë ju, kur e mbroni Fjalën e Hyjit gjatë kohëve të errësirës, do të keni nevojë për çdo Hir nga Unë, nëse do të qëndroni në këmbë. Kur të më thërrisni Mua ta vërshoj shpirtin tuaj me Hiret e Mia të veçanta, ju do ta keni më të lehtë të më ndiqni Mua.

Unë tani ju hedh të gjithëve ju, shpirtra besnikë e të guximshëm, këto hire të veçanta. Kur ju të recitoni këtë Litani të re gjatë kohëve të vështirësive të mëdha Unë do t’ju dhuroj lehtësim.

Lutja Litani (6) Dhurata e Hireve

O më i dashuri Jezus, Shpëtimtari im i dashur.
Më mbush me Dashurinë Tënde.
Më mbush me Forcën Tënde.
Më mbush me Urtësinë Tënde.
Më mbush me Këmbënguljen Tënde.
Më mbush me Përulësinë Tënde.
Më mbush me Kurajën Tënde.
Më mbush me Mundimin Tënd.
Amen


Shpirtrat që e recitojnë këtë gjatë kohëve të persekutimit, ta dinë se Unë do t’i hedh këto Hire mbi ju. Ju do të bëheni më të qetë, më të fortë dhe më të guximshëm, ndërsa e mbani Kryqin Tim të rëndë drejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Më e rëndësishmja, ju nuk do të dorëzoheni ndaj ngacmimeve që do t’ju duhet të ndeshni në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju do të ecni në një mënyrë të palëkundur dhe me dinjitet, ndërsa vazhdoni ta mbështesni Fjalën e Hyjit. Sepse kushdo që i përgjigjet kësaj Thirrje dhe e reciton këtë Litani të veçantë, ju do të ndjeni një gëzim në zemrat tuaja që nuk ka qënë më parë. Ju gjithashtu do të ndjeheni të sigurtë duke e ditur se jeni bekuar sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë dhe e Vërteta gjithmonë do të mbretëroj në zemrat tuaja.

Unë e dua dhe e bekoj secilin prej jush tani – në Emrin e Atit, dhe të Birit dhe të Shpirti të Shenjtë.

Jezusi juaj