Kerko Mesazhet ketu

Sunday 5 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Biri im më ka udhëzuar mua t’i sjell botës këtë Mesazh të rëndësishëm

E Shtunë, 28 Dhjetor 2013, ora 23:50

F
ëmija ime, Biri im më ka udhëzuar t’i sjell botës këtë Mesazh të rëndësishëm. Ai dëshiron që të gjithë ata që kanë familjet dhe miqtë, që e refuzojnë Hyjin dhe që e mohojnë Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, duhet ta dinë se Ai do të vërshoj mbi ata Hiret e Tij kur ju e recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës të veçantë për ata. Kur ju e thoni këtë Lutje, Ai do t’i tregoj secilit prej tyre Dhembshuri të madhe dhe Ai do t’i shpengoj ata dhe do t’i largoj nga pika e dëshpërimit.

Lutja e Kryqëzatës (131) Lutja për Mëshirë

O Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd, Jezu Krishtit, të dhurojë Mëshirë për (emërojini të gjithë këtu...) gjatë Paralajmërimit dhe përsëri në Ditën e Fundit, para se ata të dalin përpara Birit tënd. Të lutem, lutu që secili prej tyre të shpëtohet dhe të gëzojë frytet e Jetës së Përjetshme. Mbroji ata, çdo ditë, dhe çoji tek Biri yt, që Prania e Tij t’iu zbulohet dhe që t’iu dhurohet paqja e shpirtit dhe të përftojnë Hire të mëdha. Amen.

Biri im, për arsye të këtij Misioni, do të hedhi Hire të jashtëzakonshme mbi shpirtrat që kanë nevojë për Mëshirën e Tij. Ai gjithmonë do të jetë bujar kur shpirtrat jetojnë sipas Fjalës së Tij të Shenjtë dhe e mirëpresin Atë në zemrat e tyre.

Shkoni dhe gëzohuni, sepse kjo është një nga Dhuratat më të jashtëzakonshme që Ai i ka dhënë të gjithë atyre që i përgjigjen kësaj Thirrje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit