Kerko Mesazhet ketu

Sunday 26 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im

E Premte, 24 Janar 2014, ora 20:05

Bija ime e dashur, le të bëhet e ditur se unë do të shfaqem edhe një herë në të gjitha grotot Mariane, të cilat janë aprovuar nga Kisha e Birit tim, nëpër shekuj.

Unë do të shfaqem në vëndet e Shenjta, që përfshijnë Lurdën, Fatima, La Salete dhe Guadalupe. Unë do të shfaqem gjithashtu edhe në Garabandal. Këto shfaqje do të fillojnë këtë Pranverë, ashtu si ka udhëzuar Biri im.

Unë do të shihem, nga shpirtrat e zgjedhur, me diellin nga mbrapa kokës sime. Do të ketë 12 yje të ndërthurur rreth e rrotull kurorës së gjëmbave, e cila u mbajt nga Biri im gjatë Persekutimit të Tij, e vendosur mbi kokën time, si një shenjë që të gjithë të ndjekin shëmbullin tim. Roli im është të udhëheq të gjithë fëmijët e Hyjit përgjatë Udhës të së Vërtetës dhe t’i çoj ata tek Biri im.

Kur 
këto shfaqje të ndodhin, nuk do të ketë asnjë dyshim, sidomos mes atyre që më nderojnë mua, se unë flas të Vërtetën kur them se së shpejti Udha finale, e cila do t’ju sjelli ju tek Biri im, në këto ditë të fundit, do të jetë përmes Librit të së Vërtetës.

Kur ju më ndiqni mua, Nënën tuaj, unë do t’ju marr dhe do t’ju drejtoj drejt Birit tim. Biri im ka premtuar shumë mbrekullira, me qëllim që Ai t’ju hapi sytë ndaj profecive që Ai i dha botës, përmes Misionit tim. Shumë nuk e pranojnë se unë u shfaqa tek këto vënde të veçanta dhe e shpërfillën rëndësisë e tyre për shpëtimin e shpirtrave.

Kur unë të shfaqem edhe një herë të fundit tek këto vënde dhe të paraqitem si Nëna e Shpëtimit, ju atëherë do ta dini se ky Mision është misioni im i fundit dhe se të gjitha shfaqjet çojnë tek ky mision i fundit për t’i sjellë botës Shpëtimin, që është e drejta e çdo personi të vetëm që nga lindja e tij.

Gëzohuni, sepse këto ditë janë afër dhe kur të dëgjoni për këto gjëra, atëherë dijeni se kjo profeci, kur të përmbushet, mund të ketë ardhur vetëm nga unë, Nëna juaj e dashur, Nëna e Shpëtimit, Nëna e Zotit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit