Kerko Mesazhet ketu

Sunday 5 January 2014

Të gjithë fëmijët e Hyjit janë pjesë e familjes së Tij të jashtëzakonshme

E Shtunë, 28 Dhjetor 2013, ora 23:36

Bija Ime fort e dashur, shumë që besojnë tek Hyji, kanë vetëm një ide të paqartë se Kush është Ai dhe përse Ai e krijoi botën. Ati Im është Dashuri. Të gjithë ata që e rrethojnë Atë e duan Atë, ashtu si ju do ta imagjinonit dashurinë për një baba shumë të dashur. Të jesh me Atë është ndjenja më e natyrshme dhe cilido në Qiell është në bashkësi të plotë me Atë. 

Ata ndjehen të kënaqur, shumë të dashur dhe kjo i bën ata të ndjehen se i përkasin Atij plotësisht. Kur të gjithë ata që janë të favorizuar në Mbretërinë e Atit Tim bashkohen me Atë, ata përjetojnë një lumturi të panjohur në Tokë. Kur ata prej jush që më ndjekin Mua, Jezu Krishtin, dhe bashkohen me Mua, e njohin Atin Tim, edhe ju gjithashtu do ta ndjeni se do t’i përkisni Atij. 

Të gjithë fëmijët e Hyjit janë pjesë e familjes së Tij të jashtëzakonshme dhe gjithsecili 
është i dashur prej Tij me një pasion të pafund. Për ata të bekuar me Hiret  nga Qielli, dhe që ndjehen pranë Atit Tim, ju duhet ta dini se – nga njëra anë - ju do të ndjeni një ndjesi frike kur të flisni me Atë në zemrën tuaj. Por nga ana tjetër, ju do të ndjeni dashuri dhe me një instinkt, që nuk do ta kuptoni, ju do ta dini se jeni fëmija e Tij. Kjo është për të gjithë fëmijët e Hyjit, pavarësisht nga mosha. Sepse në Mbretërinë e Hyjit mosha nuk ekziston. Të gjithë shpirtrat janë të lartësuar sipas statusit të tyre dhe se si e kanë përmbushur Vullnetin e Atit Tim. 

Oh sa është harruar Ati Im dhe sa shumë keqkuptohet Ai. Ai nuk është i frikshëm. Por, Drejtësia e Tij është e Përcaktuar. Ai është i dashur dhe i drejtë dhe Ai do të bëj gjithçka të mundet për ta ripërtërirë botën, që të jetë e pregatitur si duhet për të më pritur Mua, Birin e Tij të dashur.

Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni se nuk mund ta thërrisni Atin Tim, sepse Ai është Ati juaj, I Gjithpushtetshmi, I Cili e dha Komandën që 
jeta të filloj dhe I Cili e jep Komandën që jeta të merret. 

Ndiqni Urdhërimet e Atit Tim. Pranojeni me mirnjohje Dhuratën e Tij të lindjes, vdekjes dhe ringjalljes Sime dhe Jeta e Përjetshme do të jetë e juaja.

Jezusi juaj