Kerko Mesazhet ketu

Friday 28 February 2014

Ju, Dy Dëshmitarët e Mi në Tokë, duhet të qëndroni të palëkundur

E Hënë, 24 Shkurt 2014, ora 16:00

Bija Ime fort e dashur, armiqtë e Mi nuk ndodhen brenda hierarkisë së feve të rreme. Shumë shpirtra të tillë nuk dinë më tepër dhe ata do të më pranojnë Mua kur Unë ta tregoj Veten Time tek ata. Janë ata që do të planifikojnë braktisjen më të madhe, nga brënda radhëve të Vetë Kishës Sime në Tokë, që janë më të rrezikshmit nga të gjithë.

Jo të gjithë, që vijnë të veshur si shërbëtorët e Mi, janë nga Unë, por dijeni këtë. Ora Ime është afër dhe pikërisht para Ardhjes Sime të Dytë, ndëshkimi i përçarjes do të bier dhe do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ashtu si ata ujqër të veshur si dele, duke e gënjyer botën të besoj se Shtëpia e Hyjit pranon çdo besim, përfshi ata që më mohojnë Mua, Jezu Krishtin, ata do t’ju bindin se kjo paturpësi do të jetë ungjillizimi më i madh që bota do të ketë parë ndonjëherë. Dhe në prag të saj do të kryhet Zemërimi i Hyjit. Ndërsa bota dhe gjithë fetë e saj do të fundosen në këtë kishë të re, të rreme, udha do të shtrohet prej atyre për të pregatitur njeriun e shkatërrimit.

Ndërkohë që ata prej jush që do të qëndrojnë vigjëlentë ndaj Paralajmërimit Tim dhe ata që me këmbngulje mbeten besnikë ndaj Fjalës Sime do të vuajnë, Unë gjithashtu do t’ju jap fuqinë për të duruar këtë ngjarje të dhimbshme. Ata mashtruesa, që janë futur në Kishën Time, do të kenë mashtruar shumë dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë miliona, përfshi të gjitha fetë e Krishtere, si edhe ata që nuk më nderojnë aspak Mua. Të gjithë këta mashtrues do të përhapin herezi dhe më pas, ata do të formojnë një fe për botën. Asnjë fe tjetër nuk do të tolerohet, përveç se doktrinës së re të rreme – doktrina nga Ferri. T
ë Krishterët dhe Hebrenjtë do të jenë dy fetë prej të cilëve do të formohet Kisha e Mbetur.

Kur Profecitë e Mia të sjellin lotë në sytë tuaj, dijeni se për arsyen se Unë ju bekoj, përmes këtij Misioni, me nerva çeliku dhe një vendosmëri të hekurt, ju do të mbeteni besnikë ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Ju, Dy Dëshmitarët e Mi në Tokë, duhet të qëndroni të palëkundur. I rezistoni çdo tundimi për t’u larguar nga Unë dhe ruajeni dashurinë tuaj për Mua gjatë gjithë kohës. Kisha Ime e Mbetur do të formohet, si nga jashtë këtij Misioni, ashtu dhe nga brënda. Ata prej jush që e refuzojnë këtë Mision tani, por që me të vërtetë më duan Mua, ju gjithashtu do të silleni në Ushtrinë Time të Mbetur në Tokë. Në ditën që kjo të ndodhi, ju do ta kuptoni se Libri i të Vërtetës ishte, me të vërtetë, një Dhuratë nga Qielli për t’ju ndihmuar në udhëtimin tuaj final drejt Mbretërisë Sime dhe Jetës së Përjetshme. Vetëm atëherë ju do të gëzoni dhe do të jeni të patrëmbur, sepse do të keni gjithë mirëbesimin që ju nevojitet për t’i sjellë lavdinë Hyjit.

Jezusi juaj