Kerko Mesazhet ketu

Saturday 22 February 2014

Merrni një shpirt – një jetë – nga Unë dhe vetë jeta juaj – Shpëtimi i Përjetshëm – nuk do të jetë më e drejta juaj

E Hënë, 17 Shkurt 2014, ora 00:15

Unë ju dua Fëmijë
Kthehuni tek Unë
Bija Ime fort e dashur, kur koha të vij, për Ditën Finale të Gjykimit, shumë shpirtra do të më kenë mohuar Mua dhe do të ketë shumë frikë në zemrat e tyre. Sepse, atëherë, e Vërteta do të jetë si një liqen i pastër kristal, pa anjë njollë. Kaq e pastër do të jetë e Vërteta, sa do të jetë sikur ata po shikonin në pasqyrë. Dhe çfarë do të shohin ata? 

Ata do të shohin Fytyrën Time, Hidhërimin Tim, Dashurinë Time, Keqardhjen Time, Zemërimin Tim dhe pastaj, ata do të dëshmojnë Gjykimin Tim, sepse atëherë nuk do të ketë me kthim mbrapa.

Koha e dhënë njerëzimit për t’u shpenguar është tani. Unë e kam akorduar këtë kohë në të cilën t’ju pregatis të gjithëve ju. Përdoreni atë me mënçuri dhe ju do të shikoni Lavdinë e Hyjit. Shpërdorojeni atë dhe ju kurrë nuk do ta shikoni Dritën apo Lavdinë e Mbretërisë Sime. Përkundrazi, do t’ju duhet të duroni ndarjen e përjetshme nga Unë. Shoqëria juaj e vetme do të jetë një tufë ujqërish – djajë të zemëruar – në humnerë – e cila është banesa e bishës. Të gjithë ata që do t’i dorëzohen ligësisë, pavarësisht nga shkalla, do të largohen sa vjen e më shumë nga Unë – sa më shumë ju të mohoni Fjalën e Hyjit.

Kjo kohë i është dhënë njerëzimit, që ata të pregatiten ashtu si duhet. Misioni Im është që ta heq perden nga sytë tuaj, dhe kështu Unë mund t’ju tregoj se çfarë duhet të bëni, për t’u mirëpritur nga Unë në Parajsën Time të Re.

Ky Mision mund të jetë mundësia juaj e vetme për t’ju bërë të aftë të rrëmbeni Dorën Time, para se të zhyteni në një humnerë të madhe të mashtrimit. Satani ka deklaruar se ai do të vazhdoj të vjedhi shpirtrat e atyre që më Duan Mua. Fokusi i tij i vetëm, në këtë kohë, është që të tërheqi larg Meje – ata që me të vërtetë më duan Mua. Prandaj, ai do të vendosi çdo dyshim, çdo gënjeshtër dhe blasfemi tek ata shpirtra që e jetojnë jetën sipas të Vërtetës. Përmes influencës së tij, këta njerëz do të më braktisin Mua. Satani me krenari më përqesh Mua, tani dhe çdo herë që Unë e humbas një shpirt tek ai, ai betohet se kurrë nuk do të ndaloj së ndërhyri në çdo Mision në Tokë, që është i bekuar nga Unë për të shpëtuar shpirtrat.

Ju kurrë nuk duhet të angazhoheni apo të më mbroni Mua kundër armiqve të Mi. Kurrë mos e hiqni nga sytë Biblën Më Të Shenjtë. Mos lejoni njeri ta ndryshoj atë. Shpërfillini ata që përpiqen t’ju bindin se Hyji do të lejonte ndonjë përpjekje për të ndryshuar një fjalë të vetme, një profeci të vetme, një Urdhërim të vetëm, sepse ky është mëkati më i rëndë. Kurrë mos e thyeni Urdhërimin e Parë. Askush nuk mund ta vendosi veten e vet mbi Hyjin.

Kushdo që mes jush mëkaton, ai duhet të kthehet tek Unë, vazhdimisht. Kurrë të mos ju vij turp të vraponi tek Unë. Mos e lejoni veten të mbusheni me urrejte të çdo lloji. Është mëkati juaj për të cilin Unë kam neveri – dhe prapë Unë e fal atë. Unë ju dua dhe do të vazhdoj t’ju dua. Është për arsyen se Unë ju dua që Unë e kam akorduar këtë kohë për t’ju bashkuar të gjithëve ju. Mos e lejoni djallin t’ju ndaj nga vëllezërit dhe motrat tuaja. Mos dëgjoni asgjë apo askënd që përpiqet t’ju largoj nga Puna Ime – Ky Mision i Shpëtimit.

Besnikëria juaj ndaj Meje është e rëndësishme, sepse jeni ju, Ushtria Ime e Mbetur, që do të jeni të dobishëm në shpëtimin e pjesës tjetër të botës që do të pësonin të njëjtin fat si ata që refuzuan të dëgjonin Noan. Kushdo, që është përgjegjës për marrjen e një shpirti të vetëm nga Unë do të vuaj për këtë. Zemërimi Im është më i rëndë, kur, të pakënaqur të përqëndroheni në gjëndjen e vetë shpirtit tuaj, ju qëllimisht përpiqeni të merrni një tjetër me vete dhe larg nga Dashuria Ime dhe Mbretëria Ime.

Ju jeni paralajmëruar për pasojat më parë. Tani, Unë ju kujtoj përsëri. Merrni një shpirt – një jetë – nga Unë dhe vetë jeta juaj – Shpëtimi i Përjetshëm – nuk do të jetë më e drejta juaj.

Jezusi juaj