Kerko Mesazhet ketu

Monday 31 March 2014

Duke e lejuar veten të ngacmohen nga të pafetë, ata do të bëhen si të pafetë

E Enjte, 27 Mars 2014, në 14:30

Bija Ime fort e dashur, është Dëshira Ime që ndjekësit e Mi, përfshi t
ë Krishterët e të gjitha besimeve, të kalojnë më shumë kohë në Shoqërinë Time në këtë periudhë.

Pavarësisht se sa të afërt ju mund të besoni se jeni me Mua, 
çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për t’ju tunduar drejt çdo lloj ligësie. As edhe një mes jush nuk është aq i fortë në besim që të mund t’i rezistoj influencës së shpirtit djallëzor. Ju duhet të përpiqeni të kaloni sa më shumë kohë në lutje, ditore, dhe ta përdorni këtë kohë për të ngritur rreth jush, mburojën që ju nevojitet për t’ju mbrojtur, nëse doni të qëndroni besnikë ndaj Meje. Dështimi juaj për të folur me Mua, përmes lutjes dhe Sakramenteve, do t’ju lër të dobët, do t’ju bëj të pasigurtë për dashurinë tuaj për Mua dhe pastaj ju do ta ekspozoni veten ndaj dyshimeve rreth Mësimeve të Mia, Premtimeve të Mia dhe Pushtetit Tim. Sprovat që ju do të hasni, të shoqëruara me futjen e terrorit që do kryhet mbi ndjekësit e Mi të vërtetë, të cilët do të mbeten tmerrësisht besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, do të jenë shumë të vështira.

Juve ju është dhënë vullneti i lirë nga Hyji, si e drejta juaj natyrale që në lindje dhe prapë, ata mashtruesa që do të pushtojnë Kishën Time do të përpiqen ta heqin atë nga ju. Ju do të detyroheni të pranoni të pavërteta, të shfaqura nën maskën e interpretimeve të reja të Ungjillit të Shenjtë dhe nëse ju do të guxoni t’i vini ato në pyetje, ju do të përjashtoheni me turp. Prandaj shumë prej jush, përmes frikës, verbimit dhe një përkushtim të gabuar ndaj atyre që ju besoni se e udhëheqin grigjën Time, do ta gjeni veten të përfshirë në doktrinën e rreme.

Doktrina e rreme, e cila do t
ë prezantohet, do të jetë e maskuar me kujdes me fjalë dashamirëse. Mënyra për ta dalluar se ajo nuk vjen nga Unë do të jetë e trefishtë. 

Si fillim, ajo do të vendosi nevojat e mëkatarëve, duke deklaruar se ju duhet të luteni për të lartësuar të drejtat e njeriut kundrejt mëkatit përpara Zotit. 

Së dyti, do t’ju kërkohet të deklaroni se mëkati është një gjë e natyrshme dhe se ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni të ardhmes për shkak të tij – se Hyji kurrë nuk do ta refuzoj një mëkatar dhe se të gjithë fëmijët e Tij do të hyjnë në Parajsë. 

Së treti, do t’ju thuhet se Sakramentet duhet të modifikohen prej origjinës së tyre së Krishtere për t’ju përshtatur të pafeve që e meritojnë t’i kenë të drejtat e tyre njerëzore të pranueshme në Sytë e Hyjit. 

Kur këto gjëra të ndodhin, kjo do të thotë vetëm një gjë. Njeriu do të paraqesi, para altarëve të Kishave të Mia, ngado, interpretimin e tij të atyre Rregullave të caktuara nga Hyji për t'ju përshtatur atij dhe ato që nuk i përshtaten. Pastaj ai do të presi që Hyji të përulet ndaj kërkesave të tij. Në fakt, ai do ta urdhëroj Hyjin sepse ai e beson veten të jetë më i madh se Unë.

Unë do t’i flak tutje këta shpirtra nga Unë, sepse ata nuk do të jenë më në gjëndje ta deklarojnë veten të jenë t
ë Krishterë. Duke e lejuar veten të ngacmohen nga të pafetë, ata do të bëhen si të pafetë. Nuk ka asnjë vënd në Mbretërinë Time për ata që nuk e dorëzojnë veten tek Unë ashtu si Unë i kam mësuar, kur Unë erdha në Tokë. Ju do ta keni të vështirë, në vitet e ardhshme, të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Mia, sepse ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua do t’ju çojnë në gabim të rëndë, ashtu si është parathënë. Bëni kujdes. 

Kushtojini vëmëndje çfarë do t’ju kërkohet të pranoni, si zëvëndësuese e Fjalës Sime të Shenjtë. Ata me dijen e vërtetë, e dhënë atyre nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë, do ta dinë menjëherë kur këto gjëra të ndodhin. Të tjerët nuk do të jenë të bekuar, sepse ata nuk do t’i kenë kushtuar vëmëndje gjithçkaje që Unë ju mësova atyre. Ata do ta gjejnë veten në një vënd shumë të errët dhe të vetmuar, pa Praninë Time ta Ndriçoj udhën e të Vërtetës. 

Ajo kohë po afrohet shumë.

Jezusi juaj