Kerko Mesazhet ketu

Friday 25 April 2014

Fillimi dhe fundi i botës do të bëhen si një

E Hënë, 21 Prill 2014 në 15:56

Bija Ime fort e dashur, është shumë e vështirë për shpirtrat, madje edhe për ata me besim të madh, ta pajtojnë botën në të cilën jetojnë me atë të Mbretërisë Sime.

Bota, ashtu si është, është e papajtueshme me Mbretërinë Time dhe kjo do të thotë se ata që më njohin Mua dhe që me të vërtetë më duan Mua e kanë të dhimbshme, disa herë, ta jetojnë jetën e tyre ditore. Të më doni Mua do të thotë të ndiqni Mësimet e Mia dhe të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet. Kjo është e vetmja mënyrë që ju mund të bëheni pjesë e Të Cilës Unë Jam. 

Ju nuk mund të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime deri kur ta njihni të Vërtetën dhe ta pranoni se, ndërsa mëkati ekziston, bota kurrë nuk mund të jetë e përkryer. Për aq kohë sa njeriu e bën gjithçka sipas vullnetit të tij të lirë, kur ai është vazhdimisht i tunduar të kënaqi nevojat e veta vetjake, ai do të mbetet një skllav.

Kur ju e jetoni jetën sipas Fjalës së Hyjit, ju do të jeni në gjëndje ta shikoni botën për çfarë është. Ju do ta dëshmoni mrekullinë që është Mbrekullia e Tokës, e cila u krijua nga Ati Im. Por, ju do shikoni gjithashtu se si dobësia e njeriut e ka larguar atë nga Hyji. Për aq kohë sa të jetë kështu, bota, ashtu si ju e njihni, nuk mund të ngrihet përsëri, në Lavdinë e vet të mëparshme. Prandaj dhe ju do të gjeni paqen e vërtetë vetëm kur Unë të vij përsëri për t’ju sjellë në Parajsën që Ati Im, e krijoi për ju në fillim.

Fillimi dhe fundi i botës do të bëhen si një. Nuk do të ketë as Parajsë, as Purgator dhe as Tokë – do të ketë vetëm dy ekzistenca. Mbretëria Ime – ku jeta kurrë nuk do të marri fund, për ata që më lejojnë Mua t’i mbledh në Zemrën Time dhe Ferri për ata që nuk do të kthehen tek Unë.

Të gjitha gjërat do të jenë sipas Mëshirës Sime dhe Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, I Cili i do të gjithë fëmijët e Tij. Ai dëshiron të shpëtoj gjithsecilin dhe nëpërmjet Meje. Unë nuk mund t’i detyroj ata që nuk duan të jenë pjesë e Mbretërisë Sime, apo që i refuzojnë të gjitha përpjekjet e Mia për t’ju sjellë atyre një përjetësi të mrekullueshme të lavdishme, të më ndjekin Mua. Mos i shpërfillni Thirrjet e Mia për të ndihmuar këta shpirtra të gjorë.

Jezusi juaj