Kerko Mesazhet ketu

Thursday 3 April 2014

Hyji Atë: Tërmetet do t’i godasin qytetet tuaja

E Hënë, 31 Mars 2014, në 14:00

Bija Ime m
ë e dashur, koha ka ardhur kur njeriu, pasi ka mëkatuar dhe e ka njollosur veten në Sytë e Mi, për kaq kohë, do të zhytet tani në thellësitë e fundit të shthurjes, kur do të përpiqet për të shkatërruar gjithçka të shenjtë Timen.

E gjithë jeta vjen nga Unë. Jeta e shpirtit është e Imja. Jeta e trupit është gjithashtu e Imja. Le të mos ndërhyj njeri me asnjërën – vetëm nëse vetë jeta e tij do të merret nga Unë. Për këtë të jeni të sigurtë. Çdo formë e jetës, që është e krijuar nga Dora Ime, do të vritet nga duart e njerëzve të liq. Ata do të marrin jetën e atyre në bark dhe do ta deklarojnë atë të jetë një formë e të drejtës njerëzore. 

Ju, bijtë e Mi, nuk e keni të drejtën ta shkatërroni jetën e fëmijve të Mi – si para ashtu dhe pasi t
ë lindin – dhe nëse e bëni, atëherë ju do të vuani një ndëshkim të tmerrshëm. Pa pajtim dhe dështimi nga ana juaj për t’u penduar për këtë mëkat të neveritshëm, Unë do t’ju shkatërroj ju, si dhe ato vënde, që e inkurajojnë këtë ligësi. Kur ju e shkatërroni jetën tuaj, ju më fyeni Mua, sepse ajo nuk ju përket juve dhe vetëm Unë e kam të drejtën ta jap jetën dhe ta marr atë, në Kohën Time. Duke e manipuluar jetën e trupit, ju ndërhyni me Hyjninë Time dhe Unë kurrë nuk do të rri dhe të shpërfill një fyerje të tillë ndaj Krijesës Sime.

Kur marrja e jetës të mos jetë e mjaftueshme, njeriu me dinakëri do ta sulmoj jetën e shpirtit, duke sjellë vdekjen ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, mbi të cilën ai do të shkeli deri sa ta thërmoj çdo pjesë, sa ajo të bëhet si zhavor nën këmbët e tij. Atëherë njeriu, arrogant dhe i mbushur me pikpamjen e vet të shtrëmbëruar për aftësitë e tij, do të përpiqet të kërkoj një planet të ri për të gjetur një shtëpi të re për njerëzimin, edhe pse kjo është e pamundur. Dhurata e vetë tokës, mbi të cilën Unë e vendosa njerëzimin, do të konsiderohet të mos jetë e mjaftueshme për nevojat e njeriut. Dhe prandaj ai do të vazhdoj – këtë marshim drejt vetë-shkatërrimit. Njeriu do të jetë autori i vetë rënies së tij. Ai sistematikisht do të shkatërroj gjithçka që është e shenjtë për Mua.

Dhurata e jetës, e dhënë nga Unë tek çdo krijesë e Imja, do të vidhet nga Unë, prej njeriut, pa asnjë pikë keqardhje. Ai do ta pranoj çdo pjesë të qëllimit të tij vdekjeprurës, duke e deklaruar marrjen e jetës të jetë një gjë e mirë. Vdekja, përmes abortit, është fyerja më e madhe nga të gjitha dhe Unë e paralajmëroj njerëzimin se Drejtësia do të jetë e Imja, sepse Unë nuk do t’ju lejoj më të më fyeni Mua në këtë mënyrë.

Tërmetet do t’i godasin qyetet tuaja dhe për çdo shtet që e toleron marrjen e jetës, ju do të ndjeni zgjimin e Zemërimit Tim, ndërsa Unë i godas zemrat tuaja të rënda dhe me urrejtje. Ata që kërkojnë falje për këtë keqbërje do të kursehen, por dijeni se anjë komb mes jush nuk do t’i shpëtoj këtij ndëshkimi.

Vdekja e Kishës Sime nuk do të tolerohet, ndërsa njeriu, së bashku me liderat e rremë që ai do t’i ndjeki skllavërisht, do të shkatërroj Sakramentet dhe do t’i rikrijoj ato, me qëllim që ato të zhduken. Unë do t’i rrëzoj tempujt dhe kishat tuaja ndërsa ju vazhdoni të fëlliqni Trupin e Birit Tim. Ju e goditët Atë me kamzhik, e tallët Atë dhe persekutuat ndjekësit e Tij – deri kur egërsisht e vratë Atë, kur e kryqëzuar Atë. Dhe prapë ju nuk keni mësuar. Mungesa juaj e shërbimit të përulët, ndaj Atij I Cili ju dha jetë, ju solli Shpengimin dhe I Cili tani mundohet për t’ju pregatitur për Ditën e Madhe, më shkakton Mua neveri.

Unë Jam I Pikëlluar. Unë Jam I Trishtuar dhe Unë Jam I Zemëruar, sepse ju përfundimisht keni arritur të vrisni çdo formë të jetës që Unë ju dhashë. Unë i referohem të dyjave, jetës së trupit dhe jetës së shpirtit. Jeta që Unë ju dhashë nuk është më e mjaftueshme, prandaj dhe Unë do ta marr në Ditën e Fundit, prej atyre prej jush që ma ka flakur Mua. Ndërsa aktet tuaja t
ë luftës kundër Meje, Krijuesit të Botës, e gjithçkaje që është, vazhdon, Unë do t’i lejoj veprat tuaja të liga të shkatërrimit të zgjasin vetëm për një kohë shumë të shkurtër.

Unë ju jap, tani, kohën për të analizuar mëkatet e njerëzimit kundër gjithçkaje që Unë e mbaj të shenjtë, me qëllim që ju të mund t’i shlyeni mëkatet e botës. Beteja finale ka filluar dhe shumë jetë – Dhurata e jetës e krijuar nga Unë – do të shkatërrohet nga njeriu. Dhe për këtë Unë do ta ndëshkoj botën.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/03/31/god-the-father-earthquakes-will-strike-your-cities/