Kerko Mesazhet ketu

Sunday 20 April 2014

Ka vetëm një udhë drejt Hyjit dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka rrugë tjetër

E Premte, 18 Prill 2014, në 23:24

Bija Ime fort e dashur, bota do të ngrihet përsëri nga hiri, prej masakrës. Unë, premtoj, se do ta fshij epidemin
ë e antikrishtit nga faqja e Dheut. Unë do t’i shkatërroj armiqtë e Hyjit dhe ata përgjegjës për sjelljen e mizorisë, padrejtësisë dhe vuajtjes tek fëmijët e Hyjit.

I ligu, që ka mbërthyer zemrat e njerëzve sot, në çdo pjesë të botës, merr forma të ndryshme. Në formën e vet brutale, njerëzit janë torturuar, vrarë dhe ndëshkuar rëndë. Pastaj në mënyra të tjera, njerëzit duhet të durojnë vështirësi të mëdha, përfshi mungesën e ushqimit, mungesën e shtëpisë dhe varfërinë e tmerrshme, ndërsa liderat e tyre përlajnë çdo të drejtë që është e tyre. 

Më pas janë ligjet e padrejta, që favorizojnë të fuqishmit, i bëjnë njerëz të pasur akoma më të pasur dhe njerëzit e varfër akoma më të varfër, ndërsa fare pak mëshirë apo dashuri tregohet ndaj atyre në nevojë të madhe. Më në fund, është persekutimi i të Krishterëve – ndjekësve të Mi – në gjithë botën. Ata janë përbuzur, më shumë se ndokush tjetër, dhe vuajnë tmerrësisht në Emrin Tim. 

Të Krishterët urrehen nga ndjekësit e të ligut, që i përdor agjentët e tij për t’i heshtur ata në mënyra të ndryshme. Shumë nga planet e tyre përfshijnë censurimin apo të drejtën për ta deklaruar, hapur, besnikërinë e tyre ndaj Meje. Dhe ndërsa qeveritë, sot, do të mbrojnë me vendosmëri të drejtat e çdo besimi tjetër apo të drejtat civile, ata nuk do të përkulen para të drejtave të Krishterëve.

T
ë Krishterët shumë shpejt do të ndalohen të praktikojnë besimin e tyre në vëndet publike, në shkolla, në kolegje, deri përfundimisht në Tempujt e Zotit. Ju mund të thoni – sigurisht kjo është e pamundur – të ndalohen të Krishterët të praktikojnë besimin e tyre, në vetë kishat e tyre? Kjo do të ndodhi në mënyrën më dinake, ku miliona do të mashtrohen, pa i kushtuar shumë vëmëndje, kur çdo detaj i vetëm i Fjalës, ashtu si është tani, do të ndryshoj, por kjo do të kaloj me qetësi. 

Vetëm ata që kushtojnë vëmëndje do t’i shikojnë ndryshimet dhe, pas një far kohe, do të bëhet e pranueshme për t’i hapur të gjitha kishat e Krishtere të mirëpresin të gjitha besimet, përfshi ata që nuk besojnë tek Unë. Megjithatë, jo të gjithë ata që i ndjekin fetë, që nuk e adhurojnë Zotin e Trinisë, do të detyrohen në kishën e re mbarë botërore. Jo. Do të jenë të Krishterët, të cilët do të bëhen të adhurojnë paganizmin, që do t’ju prezantohet me kujdes si një kishë e re dhe e cila do të përqafoj një formë të re ‘bashkësie’ - një kishë për këdo – ku Unë, Jezu Krishti, nuk do të shfaqem.

Që nga ky vit, Kryqet e Mia do të fillojnë të zhduken dhe ndërsa Kishat e Mia, dhe ata që thonë se më shërbejnë Mua, flasin për rëndësinë e humanizmit, ju nuk do të dëgjoni të flitet për rëndësinë e dorëzimit tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj. Prandaj, ju nuk do të jeni të pregatitur për Shpëtimin e Përjetshëm. Rëndësia për ndjekjen e udhës Sime tek Ati Im nuk do të përmëndet, as edhe rëndësia e Sakramenteve të Shenjta nuk do të diskutohet. 

Përkundrazi, juve do t’ju tregohet mbi rëndësinë e kujdesit të nevojave dhe mirqënies së të tjerëve, që do të përdoret si një zëvëndësues për të më Adhuruar Mua. Unë Jam Kisha. Trupi Im është Kisha Ime, por më vonë, Unë do të hiqem plotësisht mënjanë. Kokat tuaja do të mbushen me gënjeshtra. Juve do t’ju tregohet çdo lloj udhe, që është e nevojshme për t’ju sjellë më pranë Hyjit. Por çdo udhë që do t’ju thuhet të ecni, do të jetë në drejtim të kundërt.

Dijeni tani, se ka vetëm një të Vërtetë. Ka vetëm një udhë tek Hyji dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka anjë udhë tjetër.

Jezusi juaj