Kerko Mesazhet ketu

Friday 18 April 2014

Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e braktisni Kryqin

E Martë, 15 Prill 2014, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, kur ndjekësit e Mi të dashur e festojnë të Premten e Madhe, ata duhet të kujtojnë se si Dashuria Ime shtrihet tek raca njerëzore.

Ata që më persekutuan Mua dhe më pas më vranë Mua ishin të mbushur me urrejtje dhe i kishin zemrat e ngurta. Unë vdiqa për ata, pavarësisht nga urrejtja e tyre, dhe Unë vuajta një Agoni të madhe me qëllim që ata të mund të shpengohen. Prapë, kaq shumë njerëz sot më urrejnë dhe më përçmojnë Mua, në një shkallë të tillë, sa po ta tregoja Unë të ligun, që i shkatërron shpirtrat e tyre, ju nuk do të ishit në gjëndje të qëndronit në këmbë.

Përpjekjet e Mia për të pregatitur botën, përmes Librit të së Vërtetës, do të luftohen nga armiqtë e Mi, ngado. Sulmet më të liga do të vijnë nga grupet satanike, shumë prej të cilëve pozojnë si t
ë Krishterë, që të mund të shfrehin zemërimin e tyre, duke pretenduar se mbrojnë fenë e tyre. E tillë është mënyra në të cilën Satani i përdor viktimat e tij të gatshëm për të sulmuar Punën Time. Sa të dërrmuar janë shpirtrat e tyre dhe sa i pikëlluar Unë Jam, ndërsa ata vazhdojnë të më tradhëtojnë Mua, të hedhin baltë mbi Mua dhe të përhapin gënjeshtra rreth Fjalës Sime, me përpjekjen për të vjedhur shpirtrat nga Zemra Ime e Mëshirshme.

Unë derdh Lotë Dhimbje, gjatë kësaj jave; sepse koha është e shkurtër dhe Unë e di se pavarësisht se sa shumë Unë përpiqem, shumë shpirtra prapë do të ma kthejnë Mua shpinën. Përse këta shpirtra më urrejnë Mua kaq? Përgjigja është se ata nuk kanë aspak dashuri për Mua. Shumë prej tyre e shohin të tmerrshme që urrejtja që ata ndjejnë për Mua në zemrat e tyre nuk mund të fshihet. Ata janë kaq të pushtuar nga i ligu, sa kalojnë çdo minutë të ditës duke më mallkuar Mua.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë më tek Unë – është një numër i vogël, që beson, në një oqean të shpirtrave madhësia e të cilëve shtrihet nga një anë e Tokës tek tjetra. Por, Unë ju premtoj se Unë do të mbledh sa më shumë shpirtra të mundem dhe për arsye të Dashurisë, që Unë kam për ju, do ta zgjeroj Mëshirën Time madje dhe mes atyre që nuk e meritojnë atë. Sa i mirëpres të mirët, të dashurit dhe ata shpirtra të pastër, që vijnë para Meje. Ata më mbushin Mua me gëzim të madh. Oh sa i lehtësojnë ata Plagët e Mia. Sa lehtësim më sjellin ata Mua nga dëshpërimi që Unë duroj për mëkatarët e Mi të varfër, të cilët nuk e kanë fare idenë ndaj gëzimit të madh që Unë ju premtova në Mbretërinë Time të Re. Kaq shumë shpirtra për fat të keq do ta flakin tutje çelësin që Unë ju dhashë për Jetën e Përjetshme – dhe për çfarë? Një jete që i mungon kuptimi, një jetë e mbushur me lajka dhe premtime boshe. Një jetë e lodhur pune, që nuk sjell aspak jetë – vetëm atë që përfundon në pluhur. Unë Jam jeta juaj. Unë ju sjell jetë. Kur ju e pranoni vdekjen Time në Kryq dhe e pranoni Ringjalljen Time, ju kurrë nuk do të duroni vdekje.

Juve, të këtij brezi, Unë ju them këtë. Ju, që jeni me Mua, nuk do të duroni vdekjen – madje as edhe vdekjen e trupit. Ata që më tradhëtojnë Mua, nëpërmjet mëkatit, kur e Vërteta ju është dhënë, nuk do të kenë aspak jetë. Prandaj ju, ndjekësit e Mi të dashur, kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision. 

Unë do t’ju marr dhe do t’ju mbuloj me të gjitha Dhuratat, të cilat Ati Im ka dëshirë t’i hedhi mbi të gjithë ju, kur Ai më në fund t’i mbledhi fëmijët e Tij në Mbretërinë që Ai ju premtoi kur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm, për të shpëtuar shpirtrat tuaj, me vdekjen Time në Kryq. Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e braktisni Kryqin. Vdekja Ime ishte udha juaj drejt Jetës së Përjetshme. Pa Kryqin Tim, vdekja do të fitoj mbi ata që e refuzojnë atë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/15/the-cross-is-your-link-to-eternal-life-never-forsake-the-cross/