Kerko Mesazhet ketu

Friday 25 April 2014

Mësimet e Mia nuk janë të komplikuara

E Martë, 22 Prill 2014, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, pavarësisht se sa i vështirë është ky Mision, e Vërteta do të triumfoj gjatë gjithë kohës.

Çfarë të mire ka nëse Fjala Ime është e shtrëmbëruar? Çfarë të mire i shërben? Kur Fjala Ime dhe gjithçka që Unë Jam dhe Do Të Jem është përpunuar për t’ju përshtatur programit të njeriut, atëherë ajo bëhet një fallcitet. Çfarë do të thotë vdekja Ime në Kryq, nëse nuk do të ishte për t’ju shpenguar ju nga mëkati? Pavarësisht nga mizoria e vdekjes Sime në Kryq, kuptimi për t
ë Krishterët është i thjeshtë. Unë ju shpengova nga mëkati, por vetëm kur ju më kërkoni Mua ta bëj këtë. Nëse ju nuk kërkoni, Unë nuk mund t’ju fal.

Nëse ju nuk më pranoni Mua, Jezu Krishtin, atëherë ju nuk do të jeni në gjëndje të kërkoni Mëshirën Time. Nëse ju nuk e kërkoni Mëshirën Time, atëherë Unë do të qëndroj para jush dhe do t’ju lutem ta bëni këtë, kaq e Madhe është Dashuria Ime për ju. Unë do të qëndroj si një Mbret i varfër para teje, mëkatar. Unë do të zbuloj ty të Vërtetën, deri kur sytë e tu do të hapen më në fund dhe atëherë ti do të shikosh. Ata prej jush që e shohin të Vërtetën do t’i zgjasin atëherë krahët e tyre drejt Meje dhe Unë do t’ju çoj në Strehën e Zemrës Sime. Prandaj, ashtu si ata që më njohin Mua, dhe që do të shpëtohen, e kanë një përparësi, po ashtu Unë do t’i jap të gjithë shpirtrave, të të gjitha feve dhe të gjitha besimeve, përparësinë për t’ju treguar atyre të Vërtetën para se Koha Ime të ketë ardhur.

Gjithmonë ta kujtoni Thjeshtësinë Time. Unë ju mësoj të Vërtetën në mënyra të thjeshta. Unë ju mësova ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju desha ju. Nëse ju e doni njëri tjetrin dhe e trajtoni njëri tjetrin ashtu si Unë ju kam treguar, ju do të jeni të Mitë. Nëse ju nuk tregoni dashuri dhe respekt ndaj të tjerëve, por e gjykoni njëri tjetrin në Emrin Tim, atëherë ju nuk mund të thoni se jeni të Mitë. Mësimet e Mia nuk janë të komplikuara. Ato nuk kanë nevojë të jenë, sepse dashuria është në thelb të gjithçkaje që Unë mësova. Pa dashuri për njëri tjetrin në zemrat tuaja, ju nuk mund të më doni Mua me të vërtetë. Kur ju e mohoni dashurinë, ju gjithmonë do të më mohoni Mua. Kur ju e mohoni Fjalën Time, atëherë Dashuria e Hyjit nuk mund të ushqehet në zemrat tuaja.

Jezusi juaj