Kerko Mesazhet ketu

Sunday 6 April 2014

Nëna e Shpëtimit: Kthimi në besim, i Premtuar nga Ati im, do të filloj këtë muaj

E Mërkurë, 2 Prill 2014: 16:27

Bija ime, kthimi në besim, i Premtuar nga Ati im, do të filloj këtë muaj dhe do të përhapet nëpër botë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpirtrat do të kursehen dhe Mëshirë e madhe do të tregohet nga Biri im, ndaj mëkatarëve më të rëndë.

Shumë njerëz, që nuk kanë asnjë besim tek Hyji dhe e jetojnë jetën e tyre sikur të mos kishte Jetë të Përjetshme, do të jenë njerëzit e parë që Ati im dëshiron t’ju tregohet Drita e të Vërtetës. Këta njerëz janë dashur shumë dhe mungesa e besimit të tyre do të zëvendësohet nga një dashuri dhe një dëshirë për t’u pajtuar me Jezu Krishtin, i Cili u braktis prej tyre.

Shpirtrat e atyre që kanë kryer mëkat të tmerrshëm dhe që janë të infektuar nga influenca e djallit do të vijnë më pas. Atyre do t’ju jepen Hire të mëdha dhe Mëshira e Birit tim do t’i përshkoj zemrat e tyre, kaq papritur, sa konvertimi i tyre do të jetë i menjëhershëm. 

Kaq e papritur do të jetë kjo Mrekulli, sa kur ata të fillojnë të përhapin lajmin e Ungjillit, shumë do të ulen dhe do t’i dëgjojnë ata.

Do të jetë për arsye të kthimit në besim
 të më të prekurve, që sa më shumë shpirtra mund dhe do të shpëtohen. Atëherë do të varet nga të gjithë ata që tashmë e ndjekin të Vërtetën, nëse do të dëshirojnë apo jo të qëndrojnë besnikë ndaj Birit tim dhe ndaj Mësimeve të Tij. Do të jenë këta shpirtra që do të vuajnë më shumë, sepse ata janë nga Zoti dhe për këtë arsye, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për t’i torturuar ata me dyshime rreth të Vërtetës. Këta janë shpirtrat që do të largohen nga Biri im dhe ata që i ligu do t’i lakmoj më shumë.

Për mbrojtjen e besimit të Krishterëve ngado, ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës
.

Lutja e Kryqëzatës (144) Për të mbrojtur Besimin e Krishterë

O Nëna e Shpëtimit, të lutem ndërmjetëso në emër të shpirtrave të Krishterë në mbarë botën.

Të lutem ndihmoji ata të ruajnë besimin e tyre dhe të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Jezu Krishtit. Lutu që ata të kenë forcën e mendjes dhe të shpirtit për ta ruajtur besimin e tyre në çdo kohë.

Ndërmjetëso, Nënë e dashur, në emër të tyre, për t’i hapur sytë e tyre ndaj të Vërtetës dhe për t’i dhënë atyre Hirin për të dalluar qartë çdo doktrinë të rreme, që t’iu paraqitet atyre në Emrin e Birit tënd. 

Ndihmoji ata të mbesin shërbëtorë të vërtetë dhe besnikë të Hyjit dhe të mohojnë ligësinë dhe gënjeshtrat, edhe nëse do iu duhet të vuajnë dhimbje dhe tallje për shkak të kësaj. 

O Nëna e Shpëtimit, mbroji të gjithë fëmijët e tu dhe lutu që çdo i Krishterë të ndjekë Udhën e Zotit, deri në frymën e tij të fundit. Amen.

Fëmijë, Jezusi e do gjithsecilin. Ai gjithmonë do të luftoj për t’ju mbrojtur nga lëndimi dhe Ai do të ndërhyj në mënyra nga më të jashtëzakonshmet për t’ju mbrojtur nga çdo e ligë, në ditët e errësirës, që do t’ju duhet të duroni në Emrin e Tij. Besoni tek unë, Nëna juaj e dashur, ndërsa unë do të ndërmjetësoj në emrin tuaj për t’ju sjellë sa më pranë Birit tim gjatë sprovave që do të vijnë.

Ju faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj Thirrje nga Qielli.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit
Nëna e Zotit