Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 2 April 2014

Oh mjerë ata të zgjedhur nga Zoti për t’i shërbyer Atij në ditët e fundit, sepse nuk do të jenë zgjuar ndaj Thirrjes Sime

E Dielë, 30 Mars 2014, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, ti kurr
ë nuk duhet t’i marrësh lehtë Fjalët e Mia për ty, sepse ato të jepen si një Vepër e Mëshirës së Madhe. Ato nuk i jepen botës sepse njeriu është i denjë, por sepse ai nuk është i ushqyer me Fjalën.

Çdo Dhuratë e dhënë njeriut, nëpërmjet ndërhyrjes së Nënës Sime, që nga vdekja Ime në Kryq, ishte për të ndihmuar të gjithë mëkatarët për t’u pregatitur për Ditën e Madhe. 

Nëna Ime ju përgjigj Vullnetit Hyjnor të Atit Tim kur ajo më lindi Mua, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin e botës. Ajo, nga ana e saj, ishte caktuar si ndërmjetësja midis njeriut dhe Drejtësisë Hyjnore të Hyjit. Është roli i saj të ndërhyj në emër të mëkatarëve, me qëllim që t’i paralajmëroj dhe t’i pregatisi ata që të më pranojnë Mua, Birin e saj, në Ditën e fundit.

Çdo shfaqje e vetme e Nënës Sime të Bekuar dhe të dashur, që ndodhi në botë, ishte sipas Autoritetit të Atit Tim. Gjithçka që ajo parashikoi do të ndodhi tani dhe gjithçka që ajo deklaroi është harruar nga shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të cilët kanë zgjedhur t’i shpërfillin paralajmërimet e saj.

Oh mjerë ata të zgjedhur nga Zoti për t’i shërbyer Atij në ditët e fundit, sepse nuk do të jenë zgjuar ndaj Thirrjes Sime. Të shurdhë dhe të verbër, ata do të ndjekin një version të shpëlarë të Librit të Atit Tim dhe në vënd të fryteve për të cilat ata janë thirrur të japin, asgjë tjetër veç kalbësirës do të dali prej gojëve të tyre. 

Kryelartë dhe arrogantë, ata i kanë mohuar ndërhyrjet e Nënës Sime, shfaqjet e saj dhe thirrjen e saj për t’i mbledhur ata, për t’i sjellë në mënçurinë e Hierarkisë Qiellore, ku e Vërteta mbretëron si Mbret. E Vërteta ju është shmangur atyre dhe, në vënd që të gjunjëzohen në përulësi të hapur para Fronit të Hyjit, ata ndjekin rregullat e njeriut – njeriut të gabueshëm – i cili nuk e njeh të Vërtetën e Premtimeve të bëra nga Hyji tek populli i Tij.

Bota sot mund të ketë bërë përparime të mëdha në mjekësi, në teknologji dhe në njohuri, por ata e kanë shkëmbyer mënçurinë për çfarë është e nevojshme për të hyrë në Mbretërinë Time në shkëmbim për para, pasuri dhe pushtet. Të gjitha gjërat e kësaj bote – paraja, pushteti, zotërimet, pozitat me pushtet në qeveri – nuk janë asgjë në Sytë e Mi. Unë mund t’i zhduk ato me një goditje të Dorës Sime. Respekti për njohurinë njerëzore dhe përparimet në shkencë janë pavlerë, sepse ato nuk vijnë nga ju – ato janë talente të dhëna njeriut nga Hyji prej Dashurisë së Tij për fëmijët e Tij. Nëse Ai do t’i hiqte ato, së bashku me rehatinë materiale që ju keni, atëherë me çfarë do të mbeteni ju? Asgjë.

Ata që më njohin Mua, në të vërtetë, nuk duan t’ja dinë për asgjë, sepse e dinë se kur ata janë të Mitë, do të gjejnë ngushëllim vetëm kur besojnë plotësisht tek Unë, sepse e dinë se Unë kurrë nuk do t’i lija ta përballonin vetë jetën. Përse atëherë ju kërkoni gjëra që nuk janë nga Unë – gjëra që kurrë nuk do t’ju përmbushin? Sa më shumë të më refuzoni Mua dhe të kërkoni premtime boshe, aq më shumë ju do të ndjeheni të izoluar, ndërsa koha vjen që Unë të ndaj krundet nga gruri.

E vetmja zgjedhje që ju mund të bëni është të bëheni një fëmij besnik i Hyjit, pa Të Cilin ju jeni asgjë. Nuk është se kush ju jeni, çfarë pozite ju mbani në këtë jetë, çfarë roli ju luani ajo që ka rëndësi. Është vetëm sepse ju jeni të dashur nga Hyji që do të shpëtoni. Asnjë njeri nuk është i denjë të qëndroj para Meje. Asnjë njeri nuk është aq i pastër në shpirt sa të mund ta arrij shenjtërimin. Asnjë mes jush nuk mund të çohet në Mbretërinë Time me meritat tuaja. Është vetëm prej Mëshirës Sime që ju do të bëheni të vlefshëm të jetoni Jetën e Përjetshme.

Jezusi juaj