Kerko Mesazhet ketu

Saturday 24 May 2014

Ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë

E Dielë, 18 Maj 2014, në 19:15

Bija Ime fort e dashur, të gjitha profecitë e dhëna ty do të fillojnë tani të derdhen – nga një pikë e nga një pikë, deri sa të gjitha do të vërshojnë me shpejtësi ashtu si uji rrjedh nga çezma. Incidentet, veprimet dhe sjelljet, që kanë lidhje me Kishën Time në Tokë, së shpejti do të dëshmohen nga ju. Ata që bëjnë deklarata përçmuese rreth Fjalës Sime të Shenjtë do të heshten, kaq të tronditur do të jenë nga ngjarjet që do të vijnë.

Gjithçka që vjen nga Unë vjen nga Ati Im. Kur Ati Im i dikton detajet e ngjarjeve të ardhshme, si pjesë e Misionit të Tij për të shpëtuar shpirtrat, të jeni të sigurtë se ato do të ndodhin. Ndërsa epoka e re e reformave radikale në Kishën Time fillon, shumë grupe jo-
Krishtere do të përkrahen.

Dhe, ndërsa Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat, Unë kurrë nuk do ta lejoj Fjalën Time – mbi të cilën Kisha Ime është ndërtuar – të flaket tutje. Ata që nuk më pranojnë Mua, sepse nuk besojnë në Kush Jam Unë, do të jenë të mirëpritur në Shtëpinë Time. Atyre do t’ju tregohet çdo mikpritje; do të trajtohen me nderim të madh; do t’ju jepen dhurata dhe prapë ata do të refuzojnë ta pranojnë Zotin e tyre. Pastaj, me kalimin e kohës, ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë.

Të Krishterëve do t’ju thuhet se Hyji do të presi prej tyre që t’i mirëpresin jo-besimtarët në Kishë. Se disa praktika, të cilat më nderojnë Mua, do të duhet të përshtaten me qëllim që të mos shkaktojnë fyerje ndaj këtyre vizitorëve. Së shpejti, Shtëpia Ime, nuk do të më përkasi më Mua, sepse do të ketë fare pak diskutime mbi Fjalën Time të Shenjtë të Vërtetë.

Fjalët e reja, të cilat ata do t’ju thonë se dalin nga Buzët e Mia, do të përdoren nga Kisha Ime në Tokë për të mirëpritur të panjohurit në Shtëpinë Time. Dhe, ndërsa Unë rri i ulur me qetësi në një qoshe, ata do të shkaktojnë trazira në Shtëpinë Time; do të heqin gjërat e çmuara dhe të gjitha simbolet, që janë të shoqëruara me Mua, Nënën Time të dashur dhe Udhën e Kryqit. Shtëpia Ime do të zhvishet nga të gjitha ato që Unë i mbaj të shtrenjta dhe mashtruesit do të zënë banëse atje.

Ajo do të bëhet një vënd i ceremonive përkujtimore të çuditshme; i lutjeve të reja dhe të çuditshme dhe libri i ri do të zëvendësoj të vjetrin. Kjo do të vazhdoj deri sa Unë të Jem detyruar të largohem nga Shtëpia Ime, pasi ajo do të jetë e padenjë për Praninë Time të Shenjtë. Të gjithë ndjekësit e Mi të pafajshëm, do të shikojnë vetëm çfarë ata besojnë të jetë një përpjekje për të modernizuar fenë Katolike.

Së shpejti Unë nuk do ta kem më çelësin e Shtëpisë Sime, sepse ata do ta heqin edhe këtë gjithashtu. Atëherë Unë do ta bëj Shtëpinë Time vetëm në zemrat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë besnikë, ndjekësve të Mi të dashur dhe atyre zemrat e të cilëve do të jenë të hapura ndaj Meje.

Shtëpia Ime është e juaja. Shtëpia Ime është për këdo.

Por kur Unë i mirëpres paganët në Shtëpinë Time, kjo nuk ju jep atyre të drejtën t’i detyrojnë fëmijët e Hyjit t’i pranojnë zakonet e tyre apo të lejojnë ceremonitë e tyre të ndodhin në Shtëpinë e Zotit.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni Besimin tuaj të përdoret në këtë mënyrë apo të kompromentohet, me qëllim që t’i lejoj paganët ta njollosin Shtëpinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/18/they-will-use-my-home-to-honour-pagan-gods-as-a-mark-of-respect-which-the-world-will-be-told-is-only-fair/