Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 4 June 2014

Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë

E Shtunë, 31 Maj 2014, në 08:20

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime ndizet si një furrë për secilin nga ju. Ajo ka qënë e ndezur në një nivel akoma më të madh për shkak të influencës së të ligut, që është kryer mbi njerëzimin. Çdo lloj mashtrimi i errëson shpirtrat në këtë kohë në histori, për shkak të influencës së djallit në botë, ndërsa beteja finale për shpirtrat vazhdon.

Çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën shtatë vjeç do ta ketë të vështirë të dalloj midis të drejtës dhe të gabuarës. Shumë do t’i pranojnë veprat e liga dhe do të thonë se janë të justifikuar të bëjnë kështu. Ata që i pranojnë, si të mira, fjalët, punët dhe veprat djallëzore, të mbjella brënda zemrave të tyre nga mashtruesi, nuk do të ndjejnë aspak pendesë.

Çdo shpirt, pavarësisht nga besimi, raca, ngjyra apo rrethanat e tyre, do të enden të çorjentuar se çfarë është e drejtë në Sytë e Hyjit dhe çfarë deklarohet të jetë e gabuar. Dhe, ndërsa masat, të gabuara, do ta pranojnë mëkatin në çdo lloj maske, asnjë farë kënaqësie nuk do të kenë ata që më tradhëtojnë Mua në shpirtrat e tyre. Ata që nuk devijojnë nga e Vërteta e gjithçkaje që vjen nga Unë do të quhen të djallëzuar. Por kur ata kalojnë kohë në Shoqërinë Time, nuk do të merakosen, sepse Unë do të fus brënda tyre një paqe të brëndshme, e cila nuk do të lëkundet.

Unë ju premtoj të gjithëve ju, përfshi ata që janë të dobët dhe që dorëzohen ndaj gënjeshtrave të mbjella brënda tyre nga Satani, se Unë kurrë nuk do të heq dorë për ju. Unë do t’ju tërheq; do t’ju mbush me Dashurinë Time, kurdoherë që ju më lejoni Mua t’ju tërheq drejt Meje. Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë. Por, bëni kujdes, është shpirti juaj, që është çmimi final dhe i ligu kurrë nuk do të heqi dorë nga përpjekjet e tij për t’ju fituar.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa madje dhe kur ju më tradhëtoni Mua, brënda ndërgjegjes suaj, Unë do të siguroj që ju të jeni të vetëdijshëm për gabimin tuaj. Prandaj dhe ju do të ndjeni një ndjesi humbje për çfarë keni bërë në emër të drejtësisë, që ju e dini në zemrën tuaj është e gabuar – ju nuk do të ndjeni veçse dëshpërim. Është atëherë kur ju duhet të më thërrisni Mua, Jezusin tuaj, me këtë Lutje për t’ju ndihmuar në orën tuaj të dëshpërimit.

Lutja e Kryqëzatës (152) Më ndihmo në orën time të dobësisë

I dashur Jezus, më ndihmo në orën time të dobësisë.

Më çliro nga mëkati dhe hapi sytë e mi, zemrën dhe shpirtin tim ndaj mashtrimit të djallit dhe udhëve të tij të liga.


Më mbush me Dashurinë Tënde kur unë ndjej urrejtje në zemrën time.


Më mbush me Paqen Tënde kur ndjej hidhërim.

Më mbush me Forcën Tënde kur jam i dobët.

Më shpëto nga burgu në të cilin gjendem, që të mund të jem i lirë dhe të mbahem i sigurt në Krahët e Tu të Shenjtë. Amen.

Dashuria Ime është e përjetshme. Shpirti juaj është i përjetshëm. Mbretëria Ime është e përjetshme dhe e tillë është edhe mbretëria e të ligut.

Kur ju jeni fajtorë për mëkatin e tmerrshëm, ju duhet të luftoni në çdo sekondë të vetme për ta larguar veten nga rreziku dhe të përpiqeni për të qëndruar besnikë ndaj Meje gjatë gjithë kohës. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua juve. Gjithçka që ju largon nga dashuria për njëri tjetrin nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/31/my-love-never-wilts-never-falters-never-dies-no-matter-what-you-have-done/