Kerko Mesazhet ketu

Friday 20 June 2014

Unë do t’i shëmb tempujt e këtyre sekteve dhe do t’i ndaloj ata në veprat e tyre të ndyra kundër fëmijëve të Hyjit

E Dielë, 15 Qershor 2014, në 09:30

Bija Ime fort e dashur, shkalla në të cilën Unë Jam shpërfillur, refuzuar dhe urryer është përtej imagjinatës së shumë njerëzve.

Ka grupe dhe sekte që janë dedikuar të adhurojnë Satanin dhe që kryejnë ligësi të tmerrshme nën drejtimin e atij që më urren Mua. Mëkatarët e gjorë që janë të përfshirë i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli dhe nga jashtë ata janë një burim argëtimi, por më dëgjoni Mua tani. Ata kanë vetëm një zotëri dhe ky zotëri ka fuqi të madhe mbi ata sepse ata i kanë dhënë atij dhuratën e vullnetit të tyre të lirë. Dhe ashtu si Satani e përçmon racën njerëzore, ai i përdor këta shpirtra, edhe pse ata nuk e kuptojnë në të vërtetë këtë fakt. Urrejtja e tyre për Mua është po aq intensive sa është edhe kundrejt atyre që më shërbejnë Mua, Jezu Krishtin.

Beteja finale për shpirtrat do të luftohet në çdo pjesë të botës dhe do të jenë këto grupe, që do të luftojnë shumë fort për t’i larguar njerëzit nga Unë dhe nga Shpëtimi final që Unë i sjell fëmijve të Hyjit. Për arsyen se Unë i dua të gjithë – përfshi ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe të drejtën e tyre të Shpëtimit të Përjetshëm për premtimet boshe të mbretit të gënjeshtrave, detyra Ime është të kapërcej të gjitha pengesat për t’i arritur ata, që Unë të mund t’i shpëtoj ata.

Unë do t’i shëmb tempujt e këtyre sekteve dhe do t’i ndaloj ata në veprat e tyre të ndyra kundër fëmijëve të Hyjit. Ata që janë çliruar nga këto burgje të urrejtjes, Unë premtoj, se do të më gjejnë Mua duke pritur. Sepse çdo shpirt i vetëm që vjen tek Unë duke kërkuar paqe, nga këto grupe – Unë do të kthej në besim, dhjetë fishin e numrit të tyre. Unë do ta mposht djallin dhe Unë do t’i kthej fëmijët e Hyjit, pavarësisht se çfarë kanë bërë, nga buza e humnerës së Ferrit.

Kurrë mos kini frikë nga fuqia e shpirtit djallëzor, kur besoni tek Unë plotësisht. Fuqia Ime, Fuqia e Hyjit, Fillimi dhe Mbarimi, kurrë nuk do të shkatërrohen. Por, nëse ndonjë njeri që përpiqet të shkatërroj Fuqinë e Hyjit, duke i ditur pasojat, dhe që i refuzon të gjitha përpjekjet nga Unë për ta shpëtuar shpirtin e tij – ai do të vuaj përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/15/i-will-tear-down-the-temples-of-these-sects-and-stop-them-in-their-vile-acts-against-gods-children/