Kerko Mesazhet ketu

Saturday 21 June 2014

Unë Jam I Butë, I Dashur dhe I Duruar

E Dielë, 15 Qershor 2014, në 14:25

Bija Ime fort e dashur, Plani Im për të shpenguar njerëzimin dhe për të shfaqur Mbretërinë Time të Re po ecën me sukses, ashtu si është profetizuar. Unë do t’i sjell botës një Dhuratë të madhe dhe për ata që do ta shohin këtë si të pakapërcyeshme dhe të frikshme, ta dinë këtë.

Unë Jam I Butë, I Dashur dhe I Duruar dhe gjithçka do të kryhet sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, I Cili nuk dëshiron të sjelli dhimbje dhe ankth tek ndonjë nga fëmijët e Tij, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat e tyre. Po të ishte kështu, Ai do ta kishte shkatërruar botën dhe do të merrte vetëm të zgjedhurit në Parajsën e Re. Dhe prandaj Ati Im priti dhe priti, deri kur popullsia e botës ishte në numrin e vet më të madh. Ai e ka filluar pjesën finale të Planit të Tij për të shpëtuar njerëzimin, me qëllim që një numër i madh të mund të shpëtojnë menjëherë.

Ky Plan nuk duhet patur frikë apo të kundërshtohet, sepse çmimi final është ai që do t’ju sjelli të gjithëve ju lavdinë më të madhe. Ju nuk duhet ta kundërshtoni atë; ju nuk duhet ta tallni apo ta shpërfillni atë, sepse ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht. Le të mos ndërhyj asnjë njeri me Vullnetin e Hyjit.

Me qëllim që të shpëtoj shumicën, Ati Im nuk do të hezitoj të ndëshkoj ata që qëndrojnë në Udhën e Tij për të shpëtuar miliarda shpirtra. Edhe pse çdo shpirt është i shtrenjtë për Atë dhe ndërsa Ai do të ndërhyj në çdo mënyrë për t’i bërë shpirtrat të kuptojnë, Ai do t’i shkatërroj ata që janë përgjegjës për mohimin e miliona shpirtrave ndaj Atij. Të mos keni asnjë dyshim se ata do të vuajnë për këtë dhe le të dihet se ju do t’i njihni këta shpirtra nga veprimet e tyre dhe pastaj nga ndëshkimi i tyre. Ndëshkimi i tyre do të filloj në Tokë në këtë kohë, me shpresën se ata do ta shikojnë të Vërtetën. Nëse ata nuk e arrijnë këtë, Ati Im do t’i largoj.

Fuqia e Hyjit po shfaqet në Tokë në këtë kohë dhe ju do ta shikoni se si këto grupe do të shfaqen në betejën për shpirtrat. Ato do të përfshijnë ata që me të vërtetë më shërbejnë Mua; ata që nuk më njohin Mua dhe ata që më njohin, por që zgjedhin t’i shërbejnë një zotërie të ndryshëm jo nga Unë. Të vetmit fitues do të jenë ata që, prej Mëshirës së Hyjit, do t’ju jepen Çelësat e Mbretërisë së Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/15/i-am-gentle-loving-and-patient/