Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 1 July 2014

Asnjë prej jush nuk është i aftë t'i kuptoj Ligjet Hyjnore

E Enjte, 26 Qershor 2014, në 14:00

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të besosh se Fjala Ime, e dhënë botës, përmes këtyre Mesazheve do të pranohet lehtë. Ata që i pranojnë ato do ta kenë të vështirë herë pas here t’i jetojnë këto Mesazhe dhe gjithçka që Unë ju kërkoj atyre. Në vënd që t’i jetojnë Mesazhet dhe ta rregullojnë jetën e tyre ashtu si duhet, ata do të vënë në pyetje pas pyetje çdo Fjalë që del nga Goja Ime e Shenjtë. Nëse ata, në të kundërt, do t’i përmbaheshin Mësimeve të Mia, të cilat kurrë nuk kanë ndryshuar, atëherë ata do të më shërbenin Mua më mirë.

Asnjë prej jush nuk është i aftë t'i kuptoj Ligjet Hyjnore, të cilat vijnë nga Ati Im i dashur. Kur ju përpiqeni t’i analizoni Misteret e Hyjnisë së Trinisë së Shenjtë, ju do të dështoni, sepse jo gjithçka është për t’u ditur nga ju. Kushdo prej jush që beson se i kupton ngjarjet që çojnë drejt dhe përtej Ardhjes Sime të Dytë duhet ta dinë këtë. Unë i zbuloj disa ngjarje vetëm për t’ju ndihmuar të pregatisni shpirtrat tuaj. Zbulimet e Mia nuk ju janë dhënë për të shkaktuar bujë, debate apo urrejtje mes jush, sepse Unë kurrë nuk do ta shkaktoja ngatërresë të tillë. Ngatërresat dalin nga një mungesë e besimit tek Unë dhe një kuriozitet njerëzor i flaktë, gjë që është e kuptueshme.

Ju thjeshtë duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë – kjo është e gjitha që Unë ju kërkoj.

Unë bëra një jetë të thjeshtë kur erdha në Tokë. Unë e shpjegova Fjalën Time në një mënyrë të thjeshtë, me qëllim që Mësimet e Mia të mund të kuptoheshin nga të gjithë. Unë e shfaqa neverinë Time tek ata që pohonin të përfaqësonin Hyjin dhe që detyra e të cilëve ishte të siguronin që 10 Urdhërimet të ishin nderuar. 

Prapë, këta njerëz të mësuar, duke plasur nga krenaria, vishnin rroba të zbukuruara dhe mburreshin për postet e tyre brënda Tempullit të Zotit. Kaq të përqëndruar ishin ata në veprimet e tyre reklamuese; duke urdhëruar, duke qortuar të varfërin, të përulurin dhe të paditurin; sa ata harruan një fakt të rëndësishëm. Roli i tyre ishte t’i shërbenin Hyjit. Dhe për t’i shërbyer Hyjit, ata duhej t’i shërbenin fëmijve të Tij. 

Në të kundërt, ata kërkonin respekt; kërkonin adhurim dhe lakmonin postet në pushtet të njëri tjetrit brënda hierarkisë që ekzistonte brënda Tempujve. Në asnjë fazë Unë nuk e inkurajova bujën e madhe, edhe pse Fjala Ime e dhënë masave, edhe pse në një mënyrë shumë të thjeshtë, krijonte debate. Sepse vetëm Fjala e Hyjit, e cila ështe e thjeshtë dhe e drejtëpërdrejtë, mund të ofendoj në këtë mënyrë. E Vërteta krijon përçarje për shumë njerëz sepse ata nuk mund të përballem me atë. Por, është vetëm e Vërteta – Fjala e Hyjit – me të cilën ju duhet të angazhoheni. Ta analizoni Fjalën Time apo të argumentoni mbi kuptimin e të Vërtetës dhe të krijoni bujë me Fjalën e Hyjit është një humbje kohe. Shumë më mirë të më shërbeni Mua duke ju shërbyer të tjerëve në Emrin Tim.

Mos kini frikë nga e Vërteta; mos e refuzoni atë, ta shpërfillni apo të krijoni interpretime të reja të saj. E Vërteta mbetet e njëjtë ashtu si ka qënë gjithmonë. Fjala Ime është Fjala Ime. Çfarë Unë them ashtu do të Jetë. Vullneti I Hyjit nuk mund të përpunohet. Duke e pranuar të Vërtetën, ajo do t’ju sjelli qetësinë e mëndjes; paqen brënda shpirtit tuaj dhe një dëshirë për t’ju bindur Fjalës Sime – ashtu si ajo është dhënë – gjatë gjithë kohës. Nuk ka asgjë që ju mund t’i shtoni asaj, sepse ajo do të mbetet e paprekur përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/26/not-one-of-you-is-capable-of-understanding-divine-laws/