Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 23 July 2014

Bota më ka braktisur Mua, ashtu si është parathënë, dhe tradhëtia më e madhe mbi Trupin Tim është kryer

E Martë, 15 Korrik 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, bota më ka braktisur Mua, ashtu si është parathënë, dhe tradhëtia më e madhe mbi Trupin Tim është kryer.

Fjala Ime po bëhet copë copë dhe shumë prej atyre që thonë se janë të mënçur ndaj Mësimeve të Mia do të jenë të pavetëdijshëm ndaj persekutimit, që do të kryet mbi Kishën Time. Ashtu si Unë u mallkova, gjatë Kryqëzimit Tim, prej atyre që me mëndjemadhësi mburreshin për mënçurinë e tyre supreme në Udhët e Mia, po ashtu Unë do të akuzohem në këtë, herën Time të dytë për të ardhur dhe deklaruar Mbretërinë Time.

Shpirtrat mosmirnjohës, që ju mungon thjeshtësia apo përulësia, kurrë nuk do ta pranojnë zërin e atyre që konsiderohen të jenë të padenjë të shqiptojnë të Vërtetën. Ata kurrë nuk do ta pranojnë të Vërtetën, sepse kur i pranojnë falcitetet në Emrin Tim, nuk do të ketë më vënd në zemrat e tyre për Frymën e Hyjit t’i vërshoj shpirtrat e tyre. Në vënd që të pregatisin njerëzimin për Mëshirën Time të Madhe – Ditën që Unë i premtova botës – ata do të kthejnë shpinën.

Ata nuk do t’i dallojnë Shenjat Hyjnore të dërguara për t'i hapur zemrat e tyre në gadishmëri për Mua, për shkak të zemrave të tyre krenare dhe të ngurtësuara. Ata gjithashtu do të bëjnë gjithçka të munden për ta ndaluar Fjalën e Hyjit të arrij tek çdo mëkatar në botë dhe për këtë Unë nuk do t’i lë ata kurrë ta harrojnë këtë.

Ai që më humbet Mua një shpirt, e humbet të vetin. Ai që e bllokon Udhën Time nuk do të ketë se nga të kthehet. Ai që betohet kundër Vullnetit të Hyjit do të mallkohet. Çfarë keni mësuar ju nga Unë në të vërtetë, nëse nuk mund ta kujtoni të Vërtetën e Premtimit Tim për të ardhur përsëri? Mbretëria Ime do të vij në Tokë ashtu si është në Qiell dhe ata që nuk arrijnë të kuptojnë çfarë Unë thashë, nuk do të jenë më të mënçur. Ata do t’i kenë shpërdoruar Hiret që Unë dërgoj tani dhe do ta kenë bllokuar veten e tyre në një burg të një errësire të tillë sa do të jenë të verbuar nga Drita Ime në Ditën e Madhe.

Koha Ime është së shpejti dhe ka kaq shumë që Unë mund të bëj për t’ju pregatitur. Dashuria Ime mbetet po aq e Madhe sa dhe është e Mëshirshme, por ju gjithmonë duhet ta ndihmoni veten, sepse nuk është e lehtë ta bëni veten të denjë për Premtimin Tim të Shpëtimit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/15/the-world-has-forsaken-me-as-foretold-and-the-greatest-betrayal-upon-my-body-has-been-inflicted/