Kerko Mesazhet ketu

Sunday 13 July 2014

Hyji Atë: Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë

E Enjte, 3 Korrik, 2014, në 16:40

Bija Ime më e dashur, njeriu e ka në kontroll vetë fatin e tij, sepse atij i është dhënë liria e zgjedhjes, si një Dhuratë nga Unë.

Disa zgjedhin udhën e duhur drejt Mbretërisë Sime qiellore, e cila është përmes Biri Tim të Vetëm-Lindur, Jezu Krishtit. Të tjerët zgjedhin gabimisht. Për arsye të dhuntive të njeriut, të cilat përfshijnë inteligjencën, dijen dhe vullnetin e lirë, shumë u bënë kryelartë. Të tjerët kërkojnë fallcitete dhe dhurata të mëdha materiale, të cilat bota i mundëson, deri sa gradualisht, vetëm dëshirat e tyre të çastit bëhen të rëndësishme për ata.

Duke ju përmbajtur veprimeve dhe punëve të tyre vetjake; duke u bërë të dhënë pas vetvetes dhe duke kërkuar kënaqësi personale, në kurriz të të tjerëve, ata e dënojnë veten ndaj mëkateve, të cilat do t’i skllavërojnë ata.

Duke refuzuar të pranoni Dhuratën e Jetës së Përjetshme, të cilën Unë e sjell tek të gjithë ju, që do të merrni pjesë në Mbretërinë Time, ju, fëmij të dashur, do të ndaheni nga Unë përjetësisht. Unë vij për të ndërhyrë në këtë kohë sepse egoizmi në botë e ka fshirë gjithë dashurinë në zemrat tuaja për Mua. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën; njohurinë e Mbretërisë Sime dhe për t’ju kujtuar për dy zgjedhjet, të cilat do t’ju paraqiten. 

Zgjedhja e parë është të pranonin Dorën Time të Mëshirës dhe të jetoni një jetë të lavdishme duke marrë pjesë në Jetën Hyjnore të Mbretërisë Sime të Re. 

Zgjedhja e dytë është të zgjidhni errësirën e përjetshme dhe të bëheni skllevër të humnerës, ku Satani do të mbetet përherë.

Sa shumë nga ju e refuzojnë Dashurinë Time, njohurinë që Unë ju dhashë përmes Fjalës Sime të Shenjtë, dhe paralajmërimet e dhëna juve nga profetët. Mos besoni se bota sot është më ndryshe nga koha në Tokë deri tani. Njerëzimi nuk ka ndryshuar. Mëkati është akoma mallkimi juaj dhe do të jetë vetëm duke e luftuar armikun – i cili ju sjell mizori dhe trishtim – që ju do të bëheni të aftë të pranoni Jetën që Unë e kam krijuar për ju.

Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju kujtoj për Premtimin Tim. Unë kam krijuar një Parajsë të Përjetshme, e cila ju takon juve. Ajo do t’ju jap Jetën e Përjetshme të trupit dhe shpirtit. Ajo ju pret. Mos e flakni tutje trashëgiminë tuaj. Kjo do ta thyej Zemrën Time nëse e bëni këtë dhe ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht.

Dëgjojeni tani Thirrjen Time, sepse Unë do të dërgoj çdo shenjë, çdo Mrekulli dhe çdo Hir, për t’i zgjuar zemrat tuaja të lodhura deri kur Unë të trazoj, brënda jush, dijen e të Vërtetës.

Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/03/god-the-father-i-am-the-truth-take-my-hand-and-follow-me-all-life-comes-from-me/