Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 27 August 2014

Shumë njerëz e deklarojnë veten të jenë të Krishterë, por ata nuk më duan Mua

E Martë, 5 Gusht 2014, në 14:16

Bija Ime fort e dashur, tani që e Vërteta e asaj që do të vij është përhapur, kthimi në besim më ka ndjekur Mua ngado, që Lutjet e Mia për njerëzimin po recitohen. Kisha Ime e Mbetur do të rritet dhe shumohet, po ashtu si edhe armiqtë e Mi. Aty ku shkon Ushtria Ime, armiqtë e kësaj Pune do ta ndjekin, pa pushim. Duke luftuar, duke shkelmuar dhe duke pështyrë vrer, ju do t’i njihni ata nga ligësia, që del prej gojëve të tyre. Ju do t’i njihni të Mitë nga mënyra në të cilën ata do të përçmohen në Emrin Tim.

Ju kurrë nuk duhet të humbisni guximin përballë urrejtjes. Ju duhet ta kuptoni se kush punon në këto raste dhe nuk duhet ta pranoni atë, sepse kështu ju thjesht e fuqizoni atë. Influenca e të ligut mbi fëmijët e Hyjit është shfaqur dhe dëshmuar nga përçarjet që po ndajnë kombet; vrasjet; persekutimi dhe përpjekjet e bëra për të fshirë Krishtërimin.

Shumë njerëz e deklarojnë veten të jenë të Krishterë, por ata nuk më duan Mua. Ata më fyejnë Mua dhe më shkaktojnë Mua turp të madh. Ata i gjykojnë rëndë të tjerët dhe nuk ndjejnë as faj apo pendesë kur i fyejnë të tjerët – vetëm një dëshirë e zjarrtë për të shpallur urrejtje. Frikacakë, të gjithë ata që fshihen pas vellos së devotshmërisë fetare dhe që guxojnë të deklarojnë nëse një qënie njerëzore është i denjë të më shërbej Mua apo jo.

Ata guxojnë t’ju diktojnë të tjerëve bindjen e tyre se çfarë ata mendojnë se do të thotë të jesh një i Krishterë, kur ata janë kaq të mbushur me urrejtje për Mua. Ju kurrë nuk duhet të angazhoheni me një njeri me urrejtje në zemrën e tij, kur ai thotë se flet në Emrin Tim. Shpërfilleni atë. Lutuni për atë. Sepse nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të tregoni dhembshuri për këdo. Ju nuk do ta gjykoni një tjetër; nuk do ta fyeni atë; nuk do të përhapni gënjeshtra për atë dhe pastaj të guxoni të thoni se jeni nga Unë. Larg prej Meje. Së shpejti ju do të vini para Meje dhe do të jepni llogari për veprimet tuaja.

Krishtërimi është forca e jetës, e cila e ruan botën. Unë Jam Drita, e cila e ndan natën nga dita dhe pa Mua, ju do të kapeshit në errësirë. Ejani me Mua, kur Unë ju thërras – ose fare.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/05/many-people-declare-themselves-to-be-christians-but-they-do-not-love-me/