Kerko Mesazhet ketu

Saturday 20 September 2014

Mes ungjilltarëve, do të ngrihen shumë profetë të rremë

E Shtunë, 13 Shtator 2014, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, së shpejti ndryshimet që Unë tregova më parë, për sa i përket Kishës Sime në tokë, do të zbulohen. Sektet jofetare do të përpiqen së shpejti të marrin gjithçka, që ndjekësit e Mi e mbajnë të shenjtë, dhe të paraqesin një lëvizje të re moderne, brënda Kishës. Ky modernizim, do të thonë ata, do të jetë për të ndihmuar në rekrutimin e shërbëtorëve të rinj të shenjtë dhe për të prezantuar formate më të pranueshme për t’i dhënë lavdi Hyjit, me qëllim që një brez më i ri të mund të kthehet në Kishat e Hyjit.

Të gjitha këto rituale, lutje dhe forume të reja – të cilat ata do t’i paraqesin si një interpretim të ri dhe më modern të Fjalës Sime të Shenjtë – do të maskojnë një doktrinë boshe dhe ajo nuk do të jetë nga Unë. Lëvizja e re do të promovohet si pjesë e ungjillizimit global, ku doktrina e rreme, e cila do të jetë me fjalë të zgjedhura, që të duket të jetë e përkryer nga ana teologjike, do të tërheqi miliona. Sa shumë njerëz do të joshen pas kësaj forme të modernizimit dhe për shkak të kësaj, ata do të largohen nga Besimi i Vërtetë. Në çfarë do të duket të jetë një ringjallje radikale e besimit të Krishterë, ajo do ta mohoj të Vërtetën.

Shumë do të mashtrohen dhe mes ungjilltarëve, do të ngrihen shumë profetë të rremë. Këta profetë të rremë do të promovojnë Krishtërim të rremë, i cili do të zëvendësoj Ungjillin e Shenjtë, ashtu si u vendos nga Unë dhe nga Apostujt e Mi. Ndërsa zërat e braktisjes dëgjohen në çdo vënd, në gjuhë të ndryshme dhe mes racave të ndryshme, Fjala e Vërtetë e Hyjit do të harrohet. Dhe, nga buzët e këtyre profetëve të rremë dhe predikues të vetë-shpallur të besimit, do të zbrazen shumë gënjeshtra. Shkrimi Im do të deklarohet se nuk reflekton nevojat e njerëzimit dhe dëshirat e njerëzve që jetojnë në Shekullin e 21-të.

Për shumë njerëz, mungesa e besimit të tyre tek Unë, do të thotë se ata nuk kanë patur aspak interes në Fjalën Time të Shenjtë, deri tani. Menjëherë, ata do të kthehen dhe me entuziazëm do të përqafojnë mashtrimin më të madh që bota e ka dëshmuar ndonjëherë. Dhe ndërsa shumë do të mbërthejnë, çfarë ata do besojnë të jetë një ringjallje e freskët e Krishtërimit, gjithçka që atyre do t’ju ushqehet, do të diktohet nga armiqtë e Hyjit.

Le të bëhet e njohur, se njeriu kurrë nuk mund të jetojë me një doktrinë të rreme dhe ajo do të sjelli shkatërrim në prag të saj, kur shpirtrat të jenë pushtuar nga blasfemia. Ajo që nuk vjen nga Unë, do të çoj në një grup global, i cili do të duartrokitet nga njerëzit ngado. Atëherë, koha do të ketë ardhur për fenë e re mbarë botërore të njoftohet dhe të mirëpritet në Kishën Time. Kjo do të çoj më pas në antikrishtin që të zërë vëndin e tij të nderit në Kishën Time, ashtu si është parathënë, kur ai do të jetë i ftuar si një mysafir i nderuar prej atyre që punojnë të nënshtruar plotësisht ndaj Satanit.

Atyre prej jush që do të tundohen të joshen në këtë doktrinë të rreme, Unë ju paralajmëroj se njeriu nuk mund të jetoj vetëm me bukë por vetëm në Fjalën, e cila vjen nga Goja e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/13/among-the-evangelists-there-will-rise-many-false-prophets/