Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Dhurata e Dashurisë intensifikohet për Krishtlindje

E Shtunë, 20 Dhjetor 2014, në 16:25

Bijtë e mi të dashur, Dashuria e Birit tim nuk është kurrë më e fuqishme sa ajo është për Krishtlindje.

Në këtë kohë, gjatë festimit të Lindjes së Tij, Ai i vërshon shpirtrat me Dashurinë e Tij. Është në këtë kohë që ju duhet ta jetoni Dashurinë që ju është dhënë, natyrshëm, si bijtë e Hyjit. Ju duhet ta ruani Dhuratën e Dashurisë, e cila vjen nga Hyji dhe ta ndani këtë Dhuratë me këdo që njihni.

Dhurata e Dashurisë intensifikohet për Krishtlindje në shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit dhe është në këtë kohë që ju duhet ta pranoni se dashuria fillon në familje. Biri im lindi në një familje dhe kjo ishte për arsye të mirë. Hyji e shfaqi Veten e Tij – jo si një individ i dërguar në një Mision, me asnjë pranë vetes, por brënda Familjes së Shenjtë.


T’i doni familjet tuaja dhe falini keqbërjet e kaluara. T’i doni të gjithë, përfshi ata që ju urrejnë. Ju mund ta mposhtni urrejtjen duke treguar dashuri dhe ndërsa kjo mund të jetë e vështirë disa herë, ju do të jeni më të fortë për atë dhe në paqe. Urrejtja është një emocion negativ dhe e than shpirtin me një ndjenjë të thellë pakënaqësie. Ajo e gërryen thellësinë e shpirtit deri sa ai vdes. Mos e lejoni urrejtjen t’ju ndaj nga Dhurata e Dashurisë, i cili është Hiri më i fuqishëm, sepse ai vjen nga Hyji.

Ta doni njëri tjetrin, ashtu si Hyji e do secilin prej jush këtë Krishtlindje. Lutuni për ata që kanë kryer vepra të liga kundër jush dhe kërkojini Birit tim t’ju çliroj nga barra e urrejtjes.

Dashuria e Hyjit në gjithë lavdinë e vet dëshmohet në familjen që ushqehet në Dashuri. Familje të tilla, mjaft me fat për të ndjerë dashuri për njëri tjetrin, duhet ta përhapin këtë dashuri tek të tjerët që nuk kanë dashuri në jetën e tyre. Personi që është rritur në një familje të dashur, dhe që do me një zemër të butë, i prek shpirtrat e të tjerëve. Në këtë mënyrë përhapet Dashuria e Hyjit – nga brënda gjirit të familjes.

Ishte prej zemrës së një familje të dashur, që Biri im, Jezu Krishti, e filloi Misionin e Tij në tokë për të shpenguar njeriun nga mëkati. Dhe prandaj, këtë Krishtlindje, unë kërkoj që ju ta doni njëri tjetrin dhe t’i kërkoni Birit tim t’i bekoj të gjitha familjet me hiret për ta dashur më shumë njëri tjetrin.

Dashuria që është e pranishme në një familje mund t’i kapërcej të gjitha pengesat e vëna para saj nga Satani. Është familja – themeli i Dashurisë së Hyjit – që përbuzet nga Satani. Është familja që është shenjestra nga i ligu dhe ai do të bëj gjithçka për ta shkatërruar njësinë familjare.

Dashuria dhe bashkësia në një familje është një Dhuratë e madhe nga Qielli dhe ju gjithmonë duhet të përpiqeni për të qëndruar të bashkuar gjatë gjithë kohës.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit