Kerko Mesazhet ketu

Sunday 21 December 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë u dërgova si lajmëtare e Tij përgjatë gjithë epokave

E Martë, 9 Dhjetor 2014, në 17:00

Bija ime e dashur, unë jam Virgjëra e Papërlyme Mari, Nëna e Hyjit, dhe unë vij për t’ju zbuluar juve qëllimin e Misionit tim në Tokë.

Unë jam shërbëtorja e Zotit dhe unë u caktova nga Ati im qiellor për të sjellë Birin e Tij, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin e Botës. Ashtu si unë u thirra për të përmbushur Vullnetin e Tij Më Të Shenjtë, përmes lindjes së Birit të Tij të Vetëm, I Cili u dërgua për t’i dhënë Jetën e Përjetshme të gjithë fëmijëve e Tij, mua më është dhënë roli i lajmëtares së Tij përgjatë gjithë epokave. 

Unë u dërgova si lajmëtare e Tij për të shfaqur misteret e Mbretërisë së Tij Qiellore dhe gjatë gjithë kohës, unë erdha në Emrin e Tij të Shenjtë për t’i dhënë botës mesazhet e rëndësishme. Unë nuk erdha me të drejtën time sepse mua kurrë nuk do të më ishte dhënë ky autoritet. Unë erdha në Emër të Hyjit, si shërbëtorja e Tij besnike, për Lavdinë e Hyjit, që Ai të mund t’i thërriste shpirtrat në Mëshirën e Tij Hyjnore. Tani unë vij përsëri në këtë, Mision final të autorizuar nga Trinia e Bekuar Më e Shenjtë në shpëtimin e shpirtrave.

Unë luajta një rol të rëndësishëm në Ardhjen e Mesias herën e parë dhe unë vij, më në fund, si lajmëtarja e Tij e shenjtë në këto ditët e fundit para se Ai, Biri im, të shfaqet në Ardhjen e Tij të Dytë.

Gjatë gjithë kohëve, kur unë u shfaqa në tokë, një shenjë i jepej botës. Në shumë raste, unë zbuloja profeci të rëndësishme përmes Dhuratës së komunikimit të brëndshëm por, në disa raste, nuk thuhej asnjë fare. 
Përkundrazi, një shenjë jepej dhe ata të bekuar me dije e kuptonin se çfarë ishte që Hyji donte që fëmijët e Tij ta dinin. Është për arsye të Bujarisë së Tij të madhe që Ai i autorizoi këto Ndërhyrje Hyjnore sepse Dëshira e Tij e vetme ishte për të shpëtuar shpirtrat. 

Ati im I Përjetshëm, I Cili i krijoi të gjitha gjërat nga asgjë, ndërhyn vetëm kur Ai dëshiron t’i shpëtoj fëmijët e Tij nga mashtrimet, që janë të mbjella në zemrat e tyre. Është kur i ligu krijon trazira që Hyji gjithmonë ndërhyn për t’i hapur zemrat e fëmijve të Tij ndaj Dashurisë së Madhe që Ai ka për secilin prej tyre. Pranojeni këtë Mision, fëmijë të dashur, me mirësi dhe falenderojeni Hyjin për Mëshirën e Tij të Madhe, pa të cilën shumë shpirtra do të ishin të humbur.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit