Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 9 December 2014

Njerëzit e kanë humbur dashurinë në jetën e tyre sepse ata nuk më nderojnë më Mua

E Enjte, 27 Nëntor 2014, në 19:50

Bija Ime fort e dashur, shumë prej vuajtjes e përjetuar nga njeriu në vitet që vijojnë, do të jetë ajo e shpirtit.

Vuajtja shpirtërore do të ndjehet jo vetëm nga ndjekësit e Mi, të cilët qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, por nga të gjithë njerëzit, pavarësisht se çfarë ata besojnë. Satani dhe djajtë e tij, nga radhët më të larta deri tek më i ulëti, enden nëpër botë, duke përhapur urrejtje mes fëmijve të Hyjit. Urrejtja e ka mbërthyer racën njerëzore dhe mund të shihet në shumë mënyra. Kur Satani e tundon një shpirt drejt urrejtjes, ai e bën këtë duke krijuar një ndjenjë xhelozie tek personi i pambrojtur dhe shpejt kjo kthehet në urrejtje. Urrejtja po përhapet dhe ajo ndikon tek çdo moshë.

Shpirti i dashurisë dhe i bamirësisë, dikur i pranishëm në zemrat e njerëzve, është dobësuar dhe kjo do të thotë se dashuria, e cila bashkonte komunitete, kombe dhe shtete së bashku, është thyer. Njerëzit e kanë humbur dashurinë në jetën e tyre sepse ata nuk më nderojnë më Mua. Unë, Jezu Krishti, jam lënë në harresë. Kaq të zënë janë ata me zgjidhjen e çështjeve të botës sa kanë krijuar, për veten e tyre, një ekzistencë shumë të vetmuar. Kur dashuria mungon në jetën e tyre, një pjesë e madhe e juaja është lënë të thahet dhe të vyshket si një bimë e tharë.

Zoti është Dashuri, dhe kur dashuria është e pranishme në botë, ka harmoni të madhe dhe paqe. E kundërta e dashurisë është urrejtja, që vjen nga djalli. 

Nëse e lejoni urrejtjen ta mbushi zemrën tuaj, ajo do të infektoj brënda jush dhe do të rritet si një kancer deri kur t’ju përlaj. Urrejtja shkatërron jetë dhe krijon përçarje të tmerrshme. Ajo e helmon shpirtin tuaj. Ajo krijon pakënaqësi të thellë në shpirtrat e atyre që e kanë lejuar atë të kontrolloj çdo veprim që ata ndërmarrin. 

Urrejtja përhapet nga një shpirt tek tjetri shumë shpejt sepse kur ju angazhoheni me një njeri që është i mbushur me urrejtje, ajo do t’ju mbërthej duke ju tunduar të dëgjoni çdo arsye që ju jepet për ta justifikuar atë.

T
ë Krishterët, që e lejojnë urrejtjen t’i infektoj ata, kurrë nuk duhet ta lejojnë përdorimin e Emrit Tim të Shenjtë për të nxitur urrejtje të çdo lloji kundër një tjetër qënie njerëzore. Ju duhet të më kërkoni Mua ta heq urrejtjen nga shpirti juaj sepse nëse e lejoni ta kontrolloj shpirtin tuaj, ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. 

Përdoreni kohën që ju është dhënë, për të më dashur Mua më shumë, sepse kur ju më doni Mua me të vërtetë, kjo dashuri do të jetë reciproke. Atëherë ju nuk do të jeni në gjëndje të merrni pjesë në ndonjë lloj dialogu ku urrejtja është e pranishme.

Më doni Mua dhe ju do ta keni më të lehtë të doni të tjerët. Nëse ju e urreni një person tjetër, ju nuk më njihni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/27/people-have-lost-love-in-their-lives-because-they-no-longer-revere-me-2/