Kerko Mesazhet ketu

Friday 23 January 2015

Ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre

E Premte, 16 Janar 2015, në 11:10

Bija Ime fort e dashur, Vullneti Im kurrë nuk mund të mposhtet sepse është i përjetshëm.

Njeriu është rebeluar kundër Hyjit në sa shumë mënyra por kur vullneti i njeriut ndërthuret me Vullnetin e Hyjit, të gjithë ata që e luftojnë Vullnetin e Hyjit do të humbasin gjithçka. Ata me zemër të butë dhe që më pranojnë Mua pas Paralajmërimit do të fitojnë botën.

Bota që vjen është pa fund dhe gjithë mëkati do të zhduket. Lum të gjithë ata që do ta fitojnë trashëgiminë e tyre që ju takon, sepse kjo ka qënë pjesë e Planit të Atit Tim që nga fillimi – plani Hyjnor për të cilin njeriu nuk është plotësisht në dijeni.

Është e rëndësishme që secili prej jush ta luftoj tundimin e mëkatit, edhe pse kjo kurrë nuk do të jetë e lehtë. Thjesht vazhdoni të më thërrisni Mua kur besoni se keni gabuar ndaj Meje. Unë Jam gjithmonë atje dhe do t’ju fal çdo mëkat, me përjashtim të mëkatit të përjetshëm të blasfemisë kundër Shpirtit të Shenjtë. Ajo që ju mund të bëni është të afroheni tek Unë. 

Kjo botë e Imja ëshë e mbushur me ligësi, mashtrim dhe shpirtin djallëzor por dashuria ekziston gjithashtu brënda saj. Është dashuria që njeriu ka për vëllain e tij ajo që më mban Mua të pranishëm mes jush dhe lutja, që e mban larg të ligun. 

Unë nuk kërkoj që ju ta kaloni jetën tuaj në lutje gjithë ditën, çdo ditë, sepse nuk është çfarë Unë kërkoj nga ju. E gjitha që ju kërkoj është të më thërrisni Mua për ndihmë dhe që t’i jepni lavdi Hyjit. 

Për të përmbushur Premtimin Tim për botën, dhe për të bërë të sigurtë se të gjithë ju do të keni jetën e përjetshme, gjithçka që ju duhet të bëni është t’i përmbaheni Ligjeve të Hyjit ashtu si janë përcaktuar qartë në 10 Urdhërimet.


Më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, dhe kujtoni gjithçka që Unë ju mësova. Nuk është mirë të deklaroni se më doni Mua nëse e refuzoni Fjalën e Hyjit. Ju duhet ta doni njëri tjetrin si fillim dhe të bëni ndaj të tjerëve vetëm atë që ju do t’i kishit bërë vetes tuaj. Jetojeni Fjalën Time përmes mendimeve, punëve dhe veprimeve tuaja dhe pastaj ju do të jeni me të vërtetë të Mitë. Urrejtja nuk luan asnjë rol në Punën Time edhe pse gjithçka që Unë thashë kur erdha në tokë tërhoqi kritikë të madhe sepse njerëzit nuk donin të ndryshonin jetën e tyre.

Sot Fjala Ime refuzohet sepse njerëzit nuk duan t’i përmbahen të Vërtetës. Përkundrazi, ata e justifikojnë mëkatin se kështu nuk do t’ju duhet të ndryshojnë jetën e tyre. Kështu, asgjë në të vërtetë nuk ka ndryshuar.

Skllavëria ndaj mëkatit, ku njeriu e lidh veten ndaj influencës së Satanit, është më e fortë tani se më parë. Largohuni tani dhe me kërkoni Mua. Mbajeni mënd se mund t’ju falen maketet sa jeni gjallë – jo pas largimit tuaj nga kjo tokë.

Kur njeriu do ta pranoj Fjalën e Hyjit dhe ta dij se gjithçka që Ai tha ishte e vërtetë? Gjithçka që Ai tha se do ta bënte, është e vërtetë, dhe gjithçka që Unë ju tregoj tani është e vërtetë. Për fat të keq, shumë nga ju kurrë nuk do të dëgjojnë dhe në kohën kur ta kuptojnë të Vërtetën do të jetë tepër vonë. Ju duhet ta mbroni të ardhmen tuaj tani duke e jetuar Fjalën e Hyjit.

Jezusi juaj