Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 20 January 2015

Nëna e Shpëtimit: Ju ose e pranoni Fjalën e Hyjit, e caktuar prej Tij, ose nuk e pranoni

E Mërkurë, 7 Janar 2015, në 16:30

Bijtë e mi të dashur, ju duhet të pregatiteni për Planet e Birit tim për t’ju shpenguar të gjithëve ju në Sytë e Tij. Koha e Tij për Ndërhyrje, për ta zgjuar shpirtin brënda jush, është duke u afruar.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë fëmijët e humbur në botë të cilët i kanë shkëputur të gjitha lidhjet me Birin tim, edhe pse ata janë larguar nga e Vërteta. Së shpejti, ata nuk do të kenë më dyshime ndaj Ekzistencës së Tij dhe ju duhet të luteni që krenaria njerëzore të mos ndërhyj mes tyre dhe Mëshirës së Hyjit. Ju duhet të luteni, në veçanti, për ata shpirtra që e kanë tradhëtuar Birin tim, në shumë mënyra, që t’ju jepet guximi ta përulin veten e tyre para Tij dhe të lypin Mëshirë.

E Vërteta, bij të dashur, e dhënë njerëzimit prej Manifestimit të Atit tim të Përjetshëm, përmes Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit, po copëtohet. Mos pranoni asnjë formë doktrine, që nuk e përmban të Vërtetën e plotë. Ju kurrë nuk duhet të thoni se një pjesë e të Vërtetës është e rëndësishme dhe pastaj të mohoni pjesën tjetër. Ju ose e pranoni Fjalën e Hyjit, e caktuar prej Tij, ose nuk e pranoni. Koha nuk ka aspak rëndësi. Çfarë ju dha njeriut mijra vjet më parë, përmes Fjalës së Hyjit, nuk ka ndryshuar, dhe as nuk mund të ndryshoj. Gjithçka, që vjen nga Hyji duhet të qëndroj e pandryshuar, pavarësisht se sa e vështirë është kjo. Të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Hyjit kërkon forcë të madhe, qëndrueshmëri dhe një vendosmëri të vullnetshme.

Dashuria është udha në të cilën ju mund të qëndroni besnikë ndaj Birit tim por kjo dashuri duhet të jetë e pakushtëzuar. Ajo kurrë nuk duhet të njolloset nga dashuria për vetveten sepse kjo nuk i jep lavdi Hyjit. Nëse ju me të vërtetë e doni Hyjin, ju do të qëndroni besnik ndaj Fjalës. Nëse thoni se jeni një dishepull i Birit tim, Jezu Krishtit, atëherë ju duhet të ndiqni Mësimet e Tij, pa kushte. Ju duhet ta doni njëri tjetrin ashtu si Ai ju do juve – pa kushte. Ju nuk mund të thoni se e doni Hyjin nëse nuk e doni njëri tjetrin. Ju nuk mund të ecni në Gjurmët e Tij nëse nuk i falni ata që intrigojnë kundër jush.

Është vetëm kur ju i përmbaheni Ligjeve të Hyjit që ju do të hyni në Mbretërinë e Tij të Lavdishme.

Nënë juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit