Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 24 February 2015

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar

E Premte, 13 Shkurt 2015, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, sipas Fuqisë së Trinisë së Shenjtë të Bekuar, Unë deklaroj se Unë ju kam dhënë të Vërtetën. Unë i kam mbushur zemrat dhe shpirtrat tuaj me Dhuratat e premtuara njerëzimit përmes Librit të së Vërtetës.

Tani merreni Dhuratën Time të së Vërtetës së bashku me të gjitha Dhuratat e tjera, të dhëna juve përmes këtij Misioni, dhe pranojini ato me mirënjohje. Jetojeni Fjalën e Hyjit. Pranojini këto Mesazhe dhe e jetoni jetën tuaj sipas tyre.

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar. Ushtria Ime e Mbetur është formuar. Juve ju janë dhënë Dhuratat e Vulës së Hyjit të Gjallë, Medalja e Shpëtimit dhe Kryqëzata e Lutjeve. Ato do të jenë mburoja juaj kundër kundërshtarit Tim.
 

Unë do të flas me ju vetëm me raste dhe përmes Ushtrisë Sime të Mbetur që tani e tutje. Ju jeni gati të merrni mburojën për të luftuar për ta mbajtur të gjallë Fjalën Time në një vënd të shkretuar.

Plani Im është për të siguruar që të gjithë ju ta shpërndani Fjalën Time dhe të meditoni për çfarë Unë ju kam dhënë. Unë kurrë nuk do ta braktis Misionin Tim final, sepse kjo është e pamundur. Kini durim dhe besoni tek Unë plotësisht. Këto Mesazhe do t’ju sjellin ngushëllim dhe lehtësim të madh në ditët e trazirave të mëdha shpirtërore. Të jeni mirënjohës për Mëshirën Time.

Shpirti I Shenjtë do t’ju udhëzoj dhe mbroj dhe Unë do t’ju jap ngushëllimin që ju nevojitet për t’i bërë ballë vështirësive që do t’ju duhet të hasni në kohët përpara.

Faleminderit të vegjlit e Mi që e pranuat Ndërhyrjen Time. Tani varet nga ju për ta përhapur të Vërtetën. Unë ju dua, ju dëshiroj dhe mezi pres Ditën e Madhe të Zotit kur Unë do ta bashkoj botën dhe do t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re në tokë.


Unë ju Bekoj dhe ju jap guxim, mënçuri dhe dije dhe Hiret për të vazhduar Punën Time në tokë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë njerëzimit