Kerko Mesazhet ketu

Thursday 16 July 2015

Sa e Lehtë është të Mëkatosh

E Hënë, 24 Janar 2011, në 22:00

Sot, bija Ime e dashur, ti përfundimisht i ke kuptuar rreziqet që krijon mashtruesi, kur ti e ul mbrojtjen. Lutja tek Ati Im i Përjetshëm, përmes Kurorëzës së Mëshirës Hyjnore, është e rëndësishme në shenjtërimin e shpirtit tënd.

Mëkati, bija Ime e dashur, është vështirë për t’u shmangur. Është më e vështirë për të arritur hiret e Mia të veçanta sesa është për të shmangur mëkatin në çdo formë. Kur ju jeni të thirrur për ta bërë këtë Punë të shenjtë, ju gjithmonë do të jeni një shënjestër e të ligut, i cili në çdo mundësi fillon të krijojë negativitet në jetën tuaj. Ai do t’i përdorë ata rreth jush si mjet sulmi, prandaj dhe ju duhet të jeni gjithmonë vigjilentë kundër tij. 

Kurrë mos e lini atë të fitojë, sepse kur ai fiton, ai arrin të infektojë shpirtra dhe shkakton dhimbje të tmerrshme, ankth dhe vuajtje. Ai bën që miqësitë të prishen, shkakton rrëmujë dhe dëshpërim dhe fut mendime false në mendjet e atyre që janë shënjestër e tij. Atëherë, kur fëmijët e Mi ndjehen fajtorë për dobësinë e tyre, për dorëzimin ndaj tundimit, ata përjetojnë një formë gjendjeje të pashpresë që sjell dëshpërim, varfëri dhe shpërqendrim në jetët e tyre.

Fëmijët e Mi, ju gjithmonë do të tundoheni në mëkat. Përsosmëria e shpirtrave tuaj është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur dhe kërkon një disiplinë të pamasë dhe vendosmëri nga ana juaj. Nëse dhe kur ju bini pre e joshjes së të ligut dhe kryeni mëkat, ju duhet menjëherë të luteni nga zemra juaj dhe të kërkoni falje.

Rrëfimi i rregullt është një Sakrament shumë i keqkuptuar. Është vetëm me frekuentimin javor në rrëfim që shpirti juaj mund të qëndrojë në një gjendje të hirit të Zotit. Kur shpirti juaj shenjtërohet në këtë mënyrë dhe përmes lutjes ditore, vetëm atëherë ju mund ta mbani larg mashtruesin.

Faji i mëkatit

Nëse ju ndjeni faj si rezultat i një veprimi mëkatar, pavarësisht se sa e rëndë është fyerja në Sytë e Atit Tim, mos u shqetësoni. Kthehuni, hapini zemrat tuaja dhe kërkoni falje. Faji është një ndjenjë negative. Dhe ndërsa shërben si një formë e udhëzimit të ndërgjegjes suaj, nuk është e shëndetshme të qëndroni në këtë gjendje. Kërkoni hiret, përmes lutjes, për të arritur pastërtinë e shpirtit që kërkohet për të më shërbyer Mua. Durimi është i rëndësishëm. Kurrë mos e lini mëkatin t’ju largojë nga Unë. Faji kurrë nuk duhet t’ju pengojë në udhën e kërkimit të shpengimit.

Kujtoni, fëmijë, se për shkak të mëkatit origjinal, ju gjithmonë do të bini viktimë ndaj tundimit të të ligut. Është përmes lutjes, agjërimit dhe përkushtimit ndaj Eukaristisë së Shenjtë që ju do të jeni më pranë Meje. Kjo kërkon kohë, e cila duhet vënë mënjanë.

Shkoni tani, fëmijët e Mi, dhe kujtoni një gjë – kurrë mos kini frikë që të ktheheni tek Unë kur keni mëkatuar. Kurrë mos t’ju vijë turp të kërkoni falje kur jeni penduar me të vërtetë. Por gjithashtu kujtoni se kur ju nuk e bëni këtë, ju do ta tërhiqni mashtruesin akoma më shumë dhe shpirti juaj do të zhytet në errësirë. Errësira tërheq errësirë. Drita tërheq dritë. Unë Jam Drita.

Kthehuni tek Unë tani dhe lejojeni Dashurinë Time të ndriçojë përmes shpirtrave tuaj të gjorë të humbur. Unë ju dua kaq shumë, fëmijët e Mi, sa kur ju t’i ktheni zemrat tuaja drejt Meje, pavarësisht se sa shumë izolim të ndjeni, ju kurrë nuk do të ktheheni tutje.

Shkoni në paqe dhe dashuri.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/01/24/how-easy-is-it-to-sin/