Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 September 2015

Mbrojeni të drejtën e fëmijëve tuaj për një Edukim të Krishterë

E Shtunë, 23 Prill 2011, në 00:05

Bija Ime e dashur, sot është koha për të gjithë ata të cilët besojnë në Mundimin e Kryqit, që të ndihmojnë për ta mbajtur atë me qëllim që Fjala Ime të mund të dëgjohet përsëri në botë. I kujtoni ata për mënyrën se si Unë vdiqa dhe përse kjo përfaqëson shpëtimin. Tani është detyra juaj për t’i informuar ata që e kanë humbur udhën e tyre, që t’i hapin zemrat e tyre përsëri ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia.

Ngrihuni tani dhe mbrojini të drejtat tuaja për të qenë të Krishterë. Ndërsa Unë pres tolerancë nga ana juaj – ku ju duhet t’i respektoni pikëpamjet e besimeve të tjera – kurrë mos më fyeni Mua duke e hedhur mënjanë besimin tuaj të Krishterë në vend të dytë.

Është një doktrinë e rrezikshme kur ju e ngatërroni tolerancën si një zëvendësues për të Vërtetën. Të jeni pa paragjykime ndaj besimeve të tjera dhe t’i trajtoni vëllezërit dhe motrat tuaja me barazi. Megjithatë, kurrë mos u vini në presion për të lënë mënjanë besimet tuaja apo për t’ua mohuar fëmijëve tuaj të drejtën për një edukim të Krishterë. Shumë shkolla të drejtuara nga organizata të Krishtera po i përkulen presioneve për ta braktisur besnikërinë e tyre ndaj Meje. Shumë qeveri po përpiqen ta ndalojnë Krishtërimin, me përhapjen e ligjeve të reja. Por do ta shikoni se fetë e tjera jo të Krishtera do të trajtohen me më pak ashpërsi. Përkundrazi, çdo fe tjetër do të tolerohet me më tepër simpati se Krishtërimi.

Luftoni për besimin tuaj tani. Lutuni për kthimin në besim. Lutuni që ato regjime që e shtypin të drejtën tuaj për të qenë një i Krishterë të tregojnë më shumë tolerancë. Mos-përballimi i këtyre presioneve do të çojë në një botë të shterpë kur më pak të Krishterë do ta praktikojnë besimin e tyre.

Merreni Kryqin, që sot, dhe tregoni shembull për të tjerët. Kurrë mos t’ju vijë turp për Kryqin.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti, Mbreti i Njerëzimit