Kerko Mesazhet ketu

Thursday 29 October 2015

Falja udha drejt lirisë

E Shtunë, 21 Maj 2011, në 10:40

Bija Ime, falja është udha drejt lirisë. Kur ju i falni ata që ju ofendojnë apo që ju kanë lënduar, ju çliroheni në shpirt. Kjo është kur gëzimi e mbush shpirtin tuaj. Kjo do të thotë gjithashtu se Unë Jam i pranishëm brenda jush. 

Kur ju i falni të tjerët, kjo është një shenjë dashurie, jo vetëm për fqinjin tuaj, por dashuri për Mua Shpëtimtarin tuaj Hyjnor. Për ata që nuk besojnë tek Unë, ta dinë se kur edhe ata i falin të tjerët Unë Jam i pranishëm dhe eci me ta. Megjithatë ata nuk e dinë se ndodh kështu.

Falja është dashuri. Dashuria Ime është e pafund. Por Unë ju lutem, fëmijët e Mi, të më lejoni Mua t’ju fal për mëkatet tuaja. Sikur vetëm do të më kërkonit Mua ta bëj këtë, ju jo vetëm që do të jeni të lirë, por dashuria dhe gëzimi që do të përjetoni do t’ju habisë.

Kjo vepër e përulësisë do t’ju lejojë të komunikoni me dashuri kundrejt të tjerëve. Drita juaj do të ndriçojë dhe do të ndikojë tek të tjerët në një mënyrë të veçantë, por as ju dhe as ata nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë. Dashuria Ime, pasi të ndodhë vepra e shpengimit, do ta vërshoj shpirtin tuaj. Shpirti juaj i pastër do të jetë si një magnet, ndërsa i tërheq të tjerët drejt jush.

Të falni të tjerët nuk është e lehtë, bijtë e Mi. Krenaria dhe një ndjenjë e vet-vlerësimit e pengojnë këtë vepër të madhe të mëshirës që të ndodhë. Kjo është puna e Satanit; sepse ai e di se mungesa e faljes çon në mëkate të tjera më serioze kundër Hyjit Atë. Kur ju nuk mund t’i falni të tjerët, para së gjithash, ju krijoni një indinjatë, që kur acarohet, çon në urrejtje dhe madje edhe vrasje. Në shumë raste ajo mund të çojë drejt luftës.

Nëse njerëzit kudo do ta falnin njëri tjetrin me mirësjellje, atëherë urrejtja nuk do të ekzistonte. Vrasjet do të ishin më pak të shpeshta, dhe dashuria – dashuria e Hyjit Atit të Përjetshëm, do të përhapej.

Mësoni ta falni njëri tjetrin. Hidheni tutje krenarinë dhe kërkoni Mëshirën Time. Sepse kur ju kërkoni diçka sipas Vullnetit Tim të Shenjtë, juve do t’ju plotësohet kërkesa.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/05/21/forgiveness-the-pathway-to-freedom/