Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 27 October 2015

Paqartësi se çfarë do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Premte, 20 Maj 2011, në 10:00

Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz pyesin veten se çfarë do të thotë në të vërtetë Ardhja e Dytë, prandaj më lejoni Mua t’jua shpjegoj.

Unë erdha në botë herën e parë për ta shpenguar njerëzimin nga errësira e përjetshme, që ai të mund të përfitonte nga jeta e përjetshme. Hyji Ati i Plotfuqishëm, prej Mëshirës së Tij, më dërgoi Mua me qëllim që të gjithë fëmijët e Tij të kishin jetë. Sepse deri atëherë, për shkak të mëkateve të Adamit dhe Evës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur. Unë vij përsëri, këtë herë për t’i shpërblyer të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Shumë paqartësi ekziston në botë në lidhje me këtë ngjarje. Shumë njerëz besojnë se Ardhja Ime e Dytë tregon se fundi i botës ka ardhur. Kjo nuk është ashtu, sepse përkundrazi, ajo tregon se kohët e fundit kur Satani dhe ndjekësit e tij, që krijojnë varfëri të papërshkrueshme në botë, do të hiqen nga Toka për 1,000 vjet.

Rreth Parajsës së Re mbi Tokë

Kjo Parajsë e Re që Unë kam premtuar do të krijohet kur Qielli dhe Toka të bashkohen në një. Kjo jetë e re që Unë e sjell tek të gjithë ndjekësit e Mi të devotshëm është me dashuri dhe lavdi. Ju, ndjekësit të Mi, do të duhet të duroni shumë vuajtje, ndërsa ky tranzicion ndodh. Për të ndihmuar në përgatitjen e botës për këtë Ngjarje të Madhe, Unë Jam duke sjellë më parë një Dhuratë madhështore të Mëshirës Sime. Paralajmërimi i Madh, që do t’ju japë secilit prej jush mundësinë t’i shikoni mëkatet tuaja dhe se si ato më fyejnë Mua, do t’ju mundësojë që ta shihni të Vërtetën. Kur ta kuptoni njollën e mëkatit që ekziston brenda jush, vetëm atëherë ju do ta kuptoni me të vërtetë pikëllimin që Unë ndjej.

Një shikim i shkurtër i asaj çfarë do ndodhë në Gjykimin Final 

Duke ju lejuar të gjithëve që ta përjetoni këtë Vepër të madhe të Mëshirës Sime juve do t’ju jepet një shikim i shkurtër i vërtetë i asaj që ka për të ndodhur në ditën e Gjykimit Final. Në këtë mënyrë juve po ju jepet një mundësi e drejtë për t’u kthyer tek Unë edhe një herë. Shikoni, Unë ju dua të gjithëve me një pasion kaq të thellë dhe të pafund saqë Unë do të bëj gjithçka të mundur për t’ju shpëtuar nga mbërthimi i mashtruesit.

Megjithatë bëni kujdes, sepse Satani tani do t’i shtojë aktivitetet e tij përmes vëllezërve dhe motrave tuaja për t’ju bindur që të më ktheni Mua shpinën, madje edhe mbasi kjo Ngjarje e Madhe të ndodhë. Tani ju duhet ta hapni mendjen tuaj, t’i lini mënjanë të gjitha arsyetimet njerëzore për të pranuar të vërtetën e ekzistencës suaj mbi Tokë. Çdo gënjeshtër e sajuar në mendimin logjik shkencor të njeriut do të futet për t’ju penguar që ta pranoni të Vërtetën.

Satani nuk do që ju, fëmijët e Mi, të vini tek Unë. Mbërthimi i tij me anë të veseve duhet të thyhet, por kjo mund të bëhet vetëm me ndihmën tuaj. Mos e lejoni atë t’jua errësojë gjykimin me gënjeshtrat e tij. Do të jetë shumë e vështirë për ju t’i injoroni argumentet, ngacmimet dhe talljet e tij, sepse kjo është mënyra se si ai punon. 

Satani do të punojë përmes njerëzve të tjerë për t’ju dekurajuar 

Shumë prej jush nuk do ta dinë se Satani është duke punuar kështu përmes njerëzve të tjerë mendimet e të cilëve ju mund t’i respektoni. Por kjo është pikërisht ashtu si ai punon. Ai do të komunikojë përmes atyre shpirtrave të gjorë të cilët janë të tërhequr nga errësira. Ai do të sigurojë që mendjet e tyre të jenë të bllokuara ndaj të Vërtetës së Lavdisë Sime dhe të jetës së përjetshme që ju takon me të drejtë. Kurrë ndonjëherë mos e lini influencën e tij të ndikojë mbi dashurinë tuaj për Mua. Dhe mbajeni mend, ngaqë ai nuk do ta fitojë këtë betejë, ata shpirtra të gjorë që e ndjekin atë do të hidhen në Ferr bashkë me të. Nëse ju dëshironi jetën e përjetshme, atëherë përdoreni këtë kohë mbi Tokë për ta denoncuar Satanin sa e keni mundësinë.

Unë do ta qeveris Tokën për 1,000 vjet 

Bija Ime, Unë do ta Qeveris Tokën për 1,000 vjet. Mos u gaboni, sepse Unë Jam tani në kontroll të ngjarjeve ndërsa ato tani shpalosen nëpër botë. Unë tani e kam përgatitur udhën për në Mbretërinë Time të Re mbi Tokë dhe ajo kohë është afër, shumë më afër se sa shumë e kuptojnë. Gëzoni, sepse ky lajm do të mirëpritet nga të gjithë. Ai do t’i japë fund të gjithë vuajtjes në botë. Ai do të ndezë një burim dashurie dhe lavdie për t’u ndarë nga të gjithë fëmijët e Mi.

Kjo Parajsë e Re do të jetë përtej të kuptuarit tuaj, por dëgjoni këtë. Kjo jetë e re do t’ju ofrojë ju, të gjithë ndjekësve të Mi të devotshëm, një jetë pa shqetësime. Ju nuk do të keni nevojë për asgjë. Gjithçka do t’ju sigurohet nga Unë. Secili prej jush që e zgjedh këtë Mbretëri të Lavdishme do të mahnitet nga Xhevahiri i Çmuar që ju pret. Lutuni tani, që vëllezërit dhe motrat tuaja t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës së premtimeve që Unë kam bërë, që edhe ata të mund të hyjnë në këtë Jetë të Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti