Kerko Mesazhet ketu

Saturday 21 November 2015

Çelësat e Romës tani po i kthehen Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm

E Hënë, 6 Qershor 2011, në 10:30

Bija Ime fort e dashur, qëndro e fortë tani. Përmbajtja e Mesazheve të Mia për ty po të shkakton frikë, ndaj të cilës ti nuk duhet të dorëzohesh. Nganjëherë ti ndjehesh kaq e vetme në këtë Punë, por Unë qëndroj me ty çdo ditë dhe nuk Jam larg prej teje. Mesazhet e Mia, ashtu si të kam thënë më parë, nuk do të sjellin gjithmonë gëzim tek shpirtrat. Megjithatë, besimtarët do ta kuptojnë se ndëshkimi është i nevojshëm për të ndihmuar në purifikimin e botës.

E di se nganjëherë është e vështirë të kuptohet përmbajtja, por ti duhet ta vësh gjithë besimin tënd tek Unë. Unë Jam duke të udhëzuar, edhe një herë, që të mos angazhohesh me ata njerëz, besimtarë të Mi, të cilët e sfidojnë, e analizojnë apo gjejnë të çara në Fjalën Time të Shenjtë. Sepse as ti dhe as ata shpirtra nuk e kanë autoritetin për ta bërë këtë.

Ti duhet të më bindesh Mua tani. Lëri ata që vazhdojnë të hedhin abuzime dhe që e mohojnë Fjalën Time, sepse ky nuk është më problemi yt. Po, sigurisht, ti do të kritikohesh kur ta shpallësh Fjalën Time. Shpërfilli tani ata që përpiqen të angazhohen me ty. Koha është tepër e shkurtër për ta harxhuar kot me devijime të tilla. Njerëzit për të cilët duhet të merakosesh tani janë fëmijët e Mi të gjorë të cilët nuk kanë besim, apo që nuk më njohin Mua apo Atin Tim të Përjetshëm. Për ata Unë kam shumë merak.

Prandaj ndërsa ata të Krishterë mirëdashës që gjithmonë do të përpiqen ta dallojnë Fjalën Time, e përkushtojnë kohën e tyre për të analizuar, në vend që thjesht të ndjekin Mësimet e Mia dhe të luten për vëllezërit dhe motrat e tyre të gjorë, koha e vlefshme po harxhohet kot.

Bija Ime, tregoja botës se katastrofat ekologjike të parath
ëna do ta godasin tani Tokën. Gjithçka do të nisë tani, shumë, shumë shpejt. Dhe e gjitha kjo për shkak të syve të verbër ndaj Fjalës së Hyjit Atë nga ana e mëkatarëve, të përfshirë në strofkat e tyre të ligësisë.

Besimtarët të mos kenë frikë

Besimtarë, lutuni tani. Mos kini frikë. Unë do t’ju ofroj mbrojtjen Time Hyjnore gjatë gjithë kohës, madje edhe kur të talleni në Emrin Tim. Lutja do t’ju japë forcë dhe kurajo, ndërsa i ligu dhe ndjekësit e tij derdhin vrerin e tyre tani mbi fëmijët e Mi. Ndërsa veprimet e tyre të tmerrshme të luftës mbi njerëzimin të fillojnë të shtohen, përmes terrorizmit, monopolizimit të valutave botërore dhe helmimit të Tokës përmes ndotjeve të qëllimshme, më dëgjoni Mua tani. 

Zemërimi i Hyjit Atë do të bjerë tani, dhe me shpejtësi. Lutja duhet të kryhet në grupe në mbarë botën sepse ajo do të ndihmojë në shmangien e disa prej këtyre ngjarjeve.

Lutuni për Papa Benediktin Tim të dashur. Ai është i rrethuar nga armiq shumë të fuqishëm të Hyjit, të pangopur për pushtet dhe për të kontrolluar Kishën Time. Lutja mund të ndihmojë të vonojë largimin e tij që do të ndodhë, kur do të detyrohet të largohet nga Vatikani ashtu si është parathënë. Lutuni, lutuni, lutuni për këtë periudhë në kohë, sepse ajo do të jetë më e errëta që ka për të rënë ndonjëherë mbi shërbëtorët e Mi të shenjtë, Peshkopët, Kardinalët dhe të gjithë ndjekësit e Mi të vërtetë. 

Çelësat e Romës tani do t’i kthehen Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm.

Ka ardhur koha për betejën kundër Satanit dhe ndjekësve të tij djallëzorë. Përpjekjet e tyre për të sabotuar njerëzimin do të trajtohen me ashpërsinë më të madhe, sepse ata do të pësojnë vuajtje të madhe për veprimet e tyre të liga.

Ngrihuni tani, fëmijët e Mi. Vendoseni gjithë besimin, konfidencën dhe përkushtimin tuaj tek Unë si një prioritet. Lutja ditore, Mesha dhe Eukaristia do të më ndihmojnë Mua, dhe Atin Tim, që ta çrrënjosim këtë ligësi. Më ndiqni Mua. Merreni Kupën Time, sepse kur ju ta bëni këtë, ju do të shijoni jetën e përjetshme.

Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Njerëzimit, Jezu Krishti