Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 November 2015

Mëkati do të jetë gjithmonë mëkat pavarësisht se si ju e justifikoni atë

E Diel, 29 Maj 2011, në 17:30

Bija Ime fort e dashur, sa lotoj Unë për të gjithë fëmijët e Mi që mëkatojnë për shkak se nuk i kuptojnë Mësimet e Mia. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm se më fyejnë Mua sepse ose nuk e kanë mësuar kurrë të Vërtetën, ose kanë vendosur t’i mbrojnë mëkatet e tyre. Shumë prej atyre që mëkatojnë, përpiqen t’i justifikojnë veprimet e tyre sepse ata dëgjojnë të tjerët që përdorin tolerancën si maskë për ta justifikuar mëkatin. 

Mëkati do të jetë gjithmonë mëkat në Sytë e Atit Tim, pavarësisht se sa i vogël mëkati. Shumë prej atyre që kryejnë mëkat të rëndë, gjithmonë arrijnë disi ta mbrojnë të ashtu quajturën ‘të drejtë të tyre për të mëkatuar’ duke e verbuar veten ndaj ligësisë që mëkati i tyre përfaqëson.

Fëmijët e Mi janë me fat që Unë i fal ata për mëkatet e tyre 

Vetëm po ta njihnin fëmijët e Mi ngado Mëshirën Time, atëherë do ta kuptonin se sa me fat janë që po iu jepet kjo Dhuratë e madhe e faljes që Unë iu ofroj në këtë jetë. Nëse ata nuk kërkojnë falje rregullisht, atëherë mëkatet e tyre do t’i çojnë ata të vazhdojnë të mëkatojnë herë pas here. Sa më shumë që mëkatojnë, aq më larg ata do të largohen nga Unë dhe aq më e vështirë do të jetë të kthehen tek Unë.

Më dëgjoni Mua. Mëshira Ime është për t’u përfituar nga të gjithë ju. Pranojeni këtë nga Unë tani. Mos e lejoni botën t’ju fusë në kurth, duke e lejuar veten të bini pre e tundimeve të mëkatit. Kur ju mëkatoni ju kapeni në kurth dhe nuk do të dini nga të ktheheni. Mëkati ju bën të ndjeheni të shqetësuar thellësisht dhe brenda jush.

Toleranca është në modë sot 

Sa shumë nga fëmijët e Mi vazhdojnë të bërtasin fort për nevojën për ‘tolerancë në shoqëri’. Toleranca është në modë sot në termin e saj të thjeshtë. Ajo mund të përdoret për t’i shtrembëruar madje edhe mëkatet më të rënda. Toleranca përdoret me kujdes për të mbrojtur çdo lloj mëkati të njohur nga njeriu në botë sot. Çdokush kërkon të drejtën ndaj tolerancës. Cilido qoftë mëkati, ai do të promovohet si një e drejtë civile në shumë raste. Pavarësisht se sa shumë këto mëkate promovohen si “të jenë të drejta” ato gjithmonë do të jenë të gabuara. Është koha që njeriu të përballet me të Vërtetën, për t’u bërë i ndërgjegjshëm përsëri. Të pranojnë që veprat e mëkatit që po kryejnë janë moralisht të gabuara; t’i trajtojnë qeniet e tjera njerëzore, përfshirë ata fëmijë në bark, si të barabartë në të gjitha gjërat.

Lutuni fort për hiret për ta parë të Vërtetën për çfarë ajo është. 

Dhe jo versionin e përpunuar që ju zgjidhni të besoni sepse i përshtatet qëllimeve tuaja egoiste. Ka vetëm një të Vërtetë. Në zemrat tuaja, çdonjëri prej jush e njeh ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.

Pranojeni këtë tani, nëse doni që Unë t’ju shpëtoj nga flakët e Ferrit.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti