Kerko Mesazhet ketu

Thursday 28 January 2016

Çfarë është që i shtyn të rinjtë të kenë kaq turp prej Meje?

E Premte, 19 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për të rinjtë, sidomos ata në adoleshencë dhe pjekuri të hershme, është shumë e thellë. Ashtu si prindërit e tyre, Unë ndjej dashuri, lumturi, shqetësim dhe ndonjëherë zemërim tek i shikoj ata të rriten. Oh sa thyhet Zemra Ime, kur Unë i dëgjoj të thonë se nuk besojnë në Hyjin, Atin Tim të Përjetshëm. Ata, fëmijët e Mi të vegjël, janë kushtëzuar për ta mohuar Atë, me qëllim që të shihen se përshtaten me miqtë e tyre, që të mos duken ndryshe nga ata.

Fakti është se nuk është më e lehtë për një të ri që ta deklarojë dashurinë e tij për Mua, madje edhe kur e pranon Ekzistencën Time. Ky pranim mund t’ju sjelli atyre turp kur një besim tek Unë, Jezu Krishti apo Ati Im i Përjetshëm, përbuzet në favor të të ashtu-quajturës ‘qenie më e lartë’. Çfarë është që i shtyn ata të kenë kaq turp për Mua? Përse ndjehen se duhet t’i përshtaten një bote të zbrazët nga shpirti apo nga interesi për shpirtin?

Muzika dhe artet kanë një influencë të madhe mbi këta shpirtra të shtrenjtë, të vegjël të cilëve nuk iu është treguar mbi të Vërtetën e Qiellit apo të Ferrit. Ata, ashtu si gjithë fëmijët e Mi të tjerë, që ngulmojnë të shmangin çdo përmendje Timen, të Mësimeve të Mia, apo të Ekzistencës së Atit Tim të Përjetshëm, në të njëjtën mënyrë mund të humbasin në shkretëtirë.

Prindër, Unë ju bëj thirrje t’jua tregoni fëmijëve tuaj të Vërtetën e ekzistencës së tyre mbi këtë Tokë; prej nga erdhën ata si dhe fatin që i pret pas kësaj jete. Është detyra juaj t’i ndihmoni ata që t’i hapin zemrat ndaj Dashurisë Sime. I sillni ata tek Unë me butësi, por përdorni çfarëdo lloj mënyre të mundur për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Bëjeni këtë prej dashurisë për ata. Ju mund t’i keni shmangur detyrat tuaja këto vite, por tani është koha që të bëni përmirësime. Duke lutur Mëshirën Hyjnore për shpirtrat e tyre, ju mund t’i ndihmoni ata. Është më mirë nëse ata ecin drejt Meje me duart e zgjatura tek Unë në këtë jetë, me dëshirën e tyre.

Të rinjve, Unë ju them këtë. Nëse ju besoni tek Unë, mos kini frikë ta pranoni këtë në publik. Mos më mohoni Mua sepse Unë Jam jeta juaj, pa të Cilin nuk ka jetë. Kur të tjerët ta shohin se sa i fortë është besimi juaj, ata do të jenë më të prirur për t’i hapur zemrat e tyre ndaj Meje. Kjo kërkon shumë guxim nga ana juaj, por hiret që ju do të merrni nga Unë do ta tejkalojnë frikën tuaj. Kur ju i tregoni njerëzve se Unë Ekzistoj, kur ju i tregoni atyre respekt dhe dashuri dhe i tërhiqni ata drejt vetes, ata do t’ju respektojnë që flisni për Mua. Mund të duket e çuditshme që të flisni për Mua nga njëra anë dhe për çështjet e botës nga ana tjetër, por ju do të bëheni më të fortë në besimin tuaj kur ta bëni këtë. Jo vetëm që do të përjetoni një pasurim të dashurisë në zemrën tuaj për Mua, por kjo do të shpëtojë shpirtrat e miqve tuaj.

Përdoreni Internetin për ta përhapur Mesazhin Tim. Flisni për to. Nuk ka rëndësi se kush ju tall. Sepse kur ta bëni këtë, shumë, shumë të rinj në botë do të kenë jetën e përjetshme për shkak të kthimit në besim të krijuar si rezultat i kësaj.

Marshoni tani, ushtria Ime e re, e shtrenjtë. Është koha për ju tani që të merrni guximin për t’i përhapur Mesazhet e Mia, që po i jepen këtij brezi në botë për t’i kujtuar ata se Kush Jam Unë, përse Unë ju shpëtova të gjithëve nga thellësitë e Ferrit dhe përse Unë tani Jam duke u përpjekur për t’ju shpëtuar edhe një herë.

Kjo është koha që Unë të arrij t’i bashkoj duart tuaja me të Miat.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Miku juaj i dashur
Jezu Krishti