Kerko Mesazhet ketu

Saturday 2 January 2016

Bashkojini familjet tuaja që të shijojnë Parajsën e Re mbi Tokë

E Shtunë, 16 Korrik 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, kur shpirtrat janë të humbur ata mund të duken, nga jashtë, të jenë plot me gëzim, duke e jetuar jetën në plotësi. Megjithatë ata mund të jenë të humbur për Mua dhe kjo më sjell Mua pikëllim të madh. Sa shumë në botë vazhdojnë me jetën e tyre ditore, plot me gjëra për të bërë, kaq të zënë sa ata e harrojnë se kjo Tokë është e bërë prej balte, se koha e kaluar këtu është kaq e shkurtër, se ato gjëra personale të gjitha kthehen gradualisht në asgjë, se njerëzit, kur ata vdesin, kthehen në dhe, por shpirtrat e tyre mbeten të gjallë dhe kurrë nuk do të vdesin.
 Shpirti do të vazhdojë të ekzistojë në përjetësi.

Unë po ju them tani, fëmijët e Mi, që t'i bashkoni familjet dhe miqtë tuaj në një, pranë Zemrës Sime, sepse kur ju ta bëni, ju do ta shijoni Parajsën e Re mbi Tokë për 1,000 vjet, akoma të bashkuar. Ky është premtimi Im për ju të gjithë. 

Jetoni jetët tuaja me përgjegjësi. Gjithmonë t’i vini familjet tuaja para çdo gjëje tjetër mbi këtë Tokë. Gjithmonë ta vini besimin tuaj tek Unë.

Sillini familjet tuaja tek Unë. Nëse ato nuk do të vijnë vullnetarisht, lutuni tek Unë dhe Unë do t'iu jap atyre inkurajimin që ata kanë nevojë.

Unë gjithmonë do t'i përgjigjem lutjeve që kërkojnë shpëtimin e shpirtrave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti