Kerko Mesazhet ketu

Friday 22 January 2016

Shijoni jetën e lavdishme që ju pret për 1,000 vjet

E Diel, 14 Gusht 2011, në 14:25

Bija Ime fort e dashur, ti vazhdon ta mbrosh Fjalën Time, kur në fakt, nuk është e nevojshme. Fjala Ime do t'i përshkojë zemrat e besimtarëve si një shpatë kur ata meditojnë mbi Mesazhet e Mia të dhëna ty për botën. Ata do ta njohin të Vërtetën kur ta lexojnë Fjalën Time, sepse Drita Ime Hyjnore do të ndikojë mbi ata në një mënyrë që do ta kenë të vështirë ta shpërfillin. 

Shumë e vënë në pyetje dhe vazhdojnë ta vënë në pyetje ashtu si ata bënë gjatë kohës së Noehit. Ata u paralajmëruan, por nuk dëgjuan. Ata e bllokuan Zërin e Atit Tim kur Ai dërgoi Mesazhe përmes Noehit dhe profetëve të tjerë. Vetëm ata që dëgjuan dhe u bindën shpëtuan.

Dëgjojini Mesazhet e Mia tani. Hapini zemrat tuaja dhe lejojeni Fjalën Time që t'i flasë shpirtrave tuaj, fëmijë. Shpërfillini kënaqësitë e botës. Vetëm përqendrohuni tek Zëri Im. Duke bërë kështu, ju do të shpëtoni shpirtrat tuaj.

Ata që nuk duan të dëgjojnë sepse e kthejnë shpinën, me kalimin e kohës, do të kthehen me gojët e uritura për ta përlarë Fjalën Time Më të Shenjtë, pasi të ndodhë Paralajmërimi. Sepse atëherë, ju do të jeni gati për ta ndjekur udhëzimin Tim, që Unë të mund t'ju drejtoj siç duhet drejt Parajsës së Re mbi Tokë ku ju, familja juaj dhe të dashurit tuaj do të shijoni Jetën e Lavdishme që ju pret për 1,000 vjet. Pa sëmundje. Pa mungesë ushqimi. Pa shqetësime. Vetëm dashuri në formën e vet më të pastër, një ekzistencë e lavdishme që është trashëgimia juaj legjitime.

Ju lutem që të luteni fort tani për dijen për ta pranuar Fjalën Time të Shenjtë kur t'ju paraqitet, fëmijë. Konsiderojeni atë një nga dhuratat më të mëdha në jetën tuaj. Përqafojeni atë në trup, mëndje dhe shpirt. Sepse vetëm atëherë ju do të gjeni paqen e vërtetë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti