E
Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:15
Unë
Jam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë.
Bija
Ime fort e dashur, koha po afron që bota ta dëshmojë Mëshirën që do t’i tregohet
njerëzimit nga Biri Im i shtrenjtë, Jezu Krishti.
Shumë
forca djallëzore gëlojnë tek ata shpirtra të humbur që i kushtojnë besnikëri
mashtruesit, Satanit. Edhe ata gjithashtu janë të përgatitur për Paralajmërimin
dhe me arrogancë besojnë se pushteti i premtuar atyre nga Satani do t’i çojë
ata tek një parajsë e re botërore e krijuar prej tyre. Kjo është gënjeshtra më
e madhe e kryer nga Satani ndaj të cilës ata janë dorëzuar.
Errësira e shpirtit
të tyre do të thotë se zemrat e tyre nuk do të tregojnë asnjë mëshirë ndaj
atyre që besojnë tek Unë, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Megjithatë fuqia
që ata ushtrojnë, është më e dobët tani.
Ditët
e Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë. Por ai, Satani, nuk do të
pushojë derisa ai të ketë vënë në grackë miliona prej këtyre shpirtrave të
çorientuar dhe të gënjyer. Lutu për ta, bija Ime, sepse ata enden kot. Ata janë
të shkëputur dhe përmes panikut të tyre, ata do të përpiqen me gjithçka të munden
për t’i kontrolluar fëmijët e Mi nëpërmjet pronave të tyre materiale.
Dëgjoni
tani Fjalën Time. Njerëzimi nuk ka asnjë fuqi. E vetmja fuqi do të jetë përmes
lutjes, mburoja kundrejt këtyre njerëzve të ligj.
Ata, në mëkat mortor, më kanë
fyer Mua dhe Krijimin Tim të çmuar dhe për këtë ata do të vuajnë. Kaq shumë
ngjarje do të shpalosen tani përpara syve të një bote mosbesuese. Kaq shumë nga
fëmijët e Mi do të jenë të hutuar dhe të tronditur thellë kur ata të ndjejnë
vuajtjet e Purgatorit dhe Ferrit.
Të
gjithë mëkatarët, gjatë dhe pas Paralajmërimit, do të përjetojnë atë që ata do
të përjetonin po të humbnin jetën e tyre. Ata në mëkat do të vuajnë të njëjtin
pastrim përcëllues si ata shpirtra në Purgator, të cilët presin të hyjnë në
Mbretërinë Time të Lavdishme. Ata në mëkat mortor do të përjetojnë dëshpërimin
dhe errësirën e thellë të zjarreve të Ferrit. Kjo vuajtje nuk do të zgjasë
shumë gjatë dhe pastaj ata do ta ri-shijojnë botën që e kishin përjetuar para
Paralajmërimit, përsëri.
Kjo botë do të jetë shumë e ndryshme nga ajo më parë.
Sepse më në fund, sytë e tyre do të hapen ndaj të Vërtetës së Parajsës, Ferrit
dhe Purgatorit. Atyre pastaj do t’iu duhet që të zgjedhin se cilën udhë
dëshirojnë të ndjekin. Ti do të mendoje, bija Ime, se ata do të ndjekin udhën
drejt Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime Hyjnore, por kjo gjë nuk do të ndodhë me
aq shumë mëkatarë të ngurtë. Kaq të infektuar do të jenë ata nga premtimet e
rreme dhe boshe të bëra atyre nga mashtruesi saqë ata do të kthehen prapa për
të ndjekur drejtimin e tij. Ata do të luftojnë, do të përpiqen dhe përmes
ndikimit të djajve të lëshuar nga Satani, të çliruar nga thellësitë e Ferrit,
do të bëjnë që shpirtrat e tyre të tërhiqen brenda planit të tij djallëzor për
dominim global.
Kjo
është një thirrje urgjente për t’ju nxitur të gjithëve që të kërkoni shpengim,
nga zemrat tuaja, për jetët tuaja të paudha. Ju e keni kohën për ta bërë këtë,
por bëjeni atë shpejt.
Përgatituni
për të kërkuar Mëshirë. Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi.
Ngjarja Madhështore
është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Prandaj në vend të frikës,
lejojeni Dashurinë Time që t’ju mbështjelli, që t’ju forcojë. Në këtë mënyrë ju
do t’i bëni ballë vuajtjeve që gjenden përpara.
Ati juaj i dashur i
Përjetshëm
Hyji Më i Larti