Kerko Mesazhet ketu

Friday 4 March 2016

Epoka e Paqes nuk është larg

E Martë, 4 Tetor 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Epoka e Re do të bëhet një realitet, në të ardhmen e afërt. Epoka e Paqes do të shijohet nga të gjithë ndjekësit e Mi. Ajo do të jetë një periudhë e dashurisë, lumturisë dhe paqes. Nuk do të ketë asnjë sëmundje, dhimbje, shqetësime financiare, sepse gjithçka që do t’ju duhet do ju sigurohet nga Unë. Ju, fëmijët e Mi, nuk do të keni nevojë për asgjë, pasi Unë do ju ushqej dhe do ju përqafoj në Parajsën Time të Re ashtu si një prind do ta ushqente një foshnje. Kjo është për t’u mirëpritur. Është një qëllim për të cilin ju të gjithë duhet të përpiqeni.

Nuk ja vlen të prisni për t’u përgatitur për të hyrë në Parajsën Time të Re të paqes. Sepse ju mund ta lini atë tepër vonë. Planifikoni sot, sepse ju nuk do ta dini se kur kjo do të ndodhë. Në fakt ajo do të ndodhë kaq shpejt dhe papritur saqë ju, ndjekësit e Mi, thjesht do ta gjeni veten atje sa hap e mbyll sytë. Prandaj ju duhet të filloni që t’i përgatisni shpirtrat tuaj tani, sepse vetëm shpirtrat e pastër mund të hyjnë.

Koha është thelbësore. Kjo, fëmijët e Mi, është një nga thirrjet e fundit për ju për t’i përmirësuar jetët tuaja përpara Paralajmërimit. Përgatituni çdo ditë dhe besoni në Fjalën Time Hyjnore pasi ju tani po urdhëroheni për t’i ndjekur thirrjet e Mia për shpëtimin e shpirtrave.

Epoka e Paqes nuk është larg tani dhe Unë ju bëj thirrje që t’i përgatisni familjet tuaja që ju të jeni të bashkuar në një në Mbretërinë Time të Re.

Shpëtimtari juaj Hyjnor
Jezu Krishti