Kerko Mesazhet ketu

Saturday 26 March 2016

Vdekja e birit Tim Muammar Gaddafi

E Enjte, 20 Tetor 2011, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, çdo dyshim të mbetur që ti mund të kesh pasur herë pas here në lidhje me Fjalët e Mia Më të Shenjta tani do të jetë zvogëluar.

Unë zbuloj profeci me qëllim që t’i vërtetoj botës se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, që komunikoj me fëmijët e Mi ngado në këtë kohë. 

Qëllimi Im nuk është të dramatizoj, por për të siguruar që asnjëri të mos mbetet pa e dëgjuar thirrjen Time më urgjente për botën.

Vdekja e birit Tim, Muammar Gaddafi, për shpirtin e të cilit ti dhe ata pranë teje jeni lutur gjatë muajve të fundit, është një nga profecitë e para që do t’ia vërtetojë botës vërtetësinë e këtyre Mesazheve. Kjo është shenja Ime për ty, bija Ime, për ta çliruar mendjen tënde nga dyshimet, që kanë mbetur në mendjen tënde.

(Detajet e dy udhëheqësve të tjerë që do të vriten iu dhanë vizionares si dhe koha e këtyre vrasjeve. Mesazhi origjinal qe zbuluar në Shkurt 2011.)

Ti, bija Ime, edhe pse të trondit shumë, ke qenë zgjedhur për ta përgatitur njerëzimin për Epokën Time të Re të Paqes. Kjo është periudha që do të vijojë diku pas Paralajmërimit.

Shko dhe përgatitu për pjesën tjetër të Misionit tënd të shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave pas Paralajmërimit. Ty po të jepen hiret për të qëndruar e fortë. Fëmijët e Mi ngado më në fund janë duke e dëgjuar thirrjen Time për kthimin në besim.

Ata që më lëndojnë Mua më tepër

Kurrë mos trego frikë në këtë Punë, sepse nuk ka asgjë për të pasur frikë. Kurrë mos u lëkund dhe mos lejo pengesa apo sulme gojore të ta ngadalësojnë Punën tënde për Mua. Unë, bija Ime, Jam gjithmonë krah teje. Mos e harro këtë. Kur dhe nëse sulmohesh mbi Fjalën Time të Shenjtë, qëndro e heshtur. Fjala Ime e Shenjtë gjithmonë do të sulmohet. Ata që më lëndojnë Mua më tepër janë shpirtrat e shenjtë, të cilët, përmes frikës dhe kujdesit, për fat të keq janë të parët që më fyejnë Mua përmes këtyre Mesazheve. Satani e di se janë ndjekësit e Mi të zgjedhur dhe të përkushtuar, të cilët, kur ma kthejnë shpinën Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më tepër.

Ti tani, bija Ime, po fillon ta ndjesh dhimbjen fizike të vuajtjes Sime, por tani je e përgatitur që ta pranosh këtë e bashkuar me Mua. Këto vuajtje nuk do të zgjasin shumë, por për aq sa të zgjasin ti do të ndjesh pikërisht shqetësimin që Unë ndjej kur Unë e dëshmoj mëkatin. Kjo, ashtu si të kam thënë më parë, është një Dhuratë dhe fare pak shpirtra të zgjedhur e marrin këtë. E frikshme herë pas here, ti duhet ta kuptosh se jo vetëm që vuajtja jote të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, por ajo do të shpëtojë miliona shpirtra gjatë Paralajmërimit.

Kjo vuajtje do të bëhet më intensive ndërsa Paralajmërimi afrohet. Duroje këtë në heshtje. Sepse në këtë mënyrë ti do të më ndihmosh Mua të shpëtoj shpirtrat e shtrenjtë që përndryshe do të kishin qenë rrëmbyer nga mashtruesi.

Tregoju fëmijëve të Mi se Unë gëzohem me besimin e fortë që ata tregojnë. Tregoju atyre se ata po afrohen më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Tregoju atyre se Unë tani i bekoj ata dhe iu hedh bekime të mëdha për t’iu dhënë atyre forcën që do iu duhet ndërsa ata ndjekin udhëzimin Tim përmes këtyre Mesazheve të Shenjta. Ata do të kenë nevojë për forcë sepse nuk është e lehtë për fëmijët e Mi që ta përtypin madhështinë e ndryshimeve, që do të zhvillohen tani në botën tuaj.

Lutuni dhe bashkohuni si një. Së bashku, vështroni drejt Qiellit, si fëmijë të vegjël, me një besim të thjeshtë në Hyjin Atë. I kërkoni Atij, në Emrin Tim të Shenjtë, që t’ju bashkojë në ushtrinë e Tij të lavdishme, drejt fitores së shpëtimit të përjetshëm.

Unë ju bekoj, fëmijë, me gjithë Dashurinë Time Hyjnore.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/20/death-of-my-son-muammar-gaddafi/