Kerko Mesazhet ketu

Monday 14 March 2016

Virgjëra Mari: Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrolli

E Shtunë, 8 Tetor 2011, në 14:22

(Marrë gjatë një shfaqjeje private të Nënës së Bekuar, e cila zgjati 30 minuta)

Fëmija im, ka kaq shumë shpirtra të destinuar për dëbimin e përjetshëm, po qe se ata nuk kthehen tek Biri im i shtrenjtë. Biri im vuan shumë në ankth, ndërsa Ai i shikon këta fëmijë të hidhen nga një udhë e keqe në një tjetër.

Mëkati i indiferencës ndaj Birit tim është jashtë kontrolli dhe kaq shumë, që e dinë për Ekzistencën e Tij, prapë zgjedhin, përmes vetë vullnetit të tyre të lirë, që ta refuzojnë Atë.

Tani është koha kur ata do ta kuptojnë se çfarë shtrihet para tyre nëse ata nuk pendohen gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjestë cilin ata do ta përjetojnë së shpejti.

Për ata prej jush që e duan Birin tim, merreni Kryqin e Tij dhe ndihmojeni Atë që t’i kthejë ata shpirtra të cilët Ai dëshiron t’i mbajë në Krahët e Tij të shtrenjtë, të dashur.

Sa shumë nga ju, fëmijë, që nuk e njihni me të vërtetë Birin tim, duhet ta kuptoni butësinë e Zemrës së Tij. Kaq shumë Dashuri ka Ai për ju të gjithë, saqë po ta shihnit vuajtjen e Tij për shkak të refuzimit, ju do të dergjeshit në tokë, do të qanit dhe do të lypnit faljen për mëkatet e njerëzimit.

Ju lutem, unë ju bëj thirrje që të luteni fort për kthimin në besim kaq të dëshiruar nga Biri im gjatë Paralajmërimit.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e gjithë Njerëzimit