Kerko Mesazhet ketu

Sunday 24 April 2016

Dy hajdutët në Kryq

E Enjte, 10 Nëntor 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, kur Unë isha duke vdekur në Kryq, dy hajdutë ishin pranë, edhe ata duke u kryqëzuar në të njëjtën kohë.

Njëri më kërkoi Mua që t’ia falja mëkatet e tij dhe shpëtoi. Tjetri nuk e bëri. Në të kundërt, ai bëri vesh shurdhët. Kokëfortësia dhe refuzimi i tij për ta kërkuar Mëshirën Time treguan se ai nuk mund të shpëtohej.

E njëjta gjë do të ndodhë gjatë Paralajmërimit. Disa nga fëmijët e Mi do t’i njohin mëkatet e tyre dhe do ta pranojnë se më kanë fyer Mua. Ata, me gjithë përulësi, do ta pranojnë pendesën e tyre dhe do të shpëtohen. Ata do të hyjnë në Parajsën e Re në Epokën e Paqes që po vjen.

Pastaj do të jenë ata që nuk do t’i pranojnë mëkatet e tyre për çfarë ato janë, një neveri në Sytë e Hyjit Atit të Përjetshëm.

Unë do t’iu jap këtyre shpirtrave plot kohë që të pendohen, e tillë është thellësia e Mëshirës Sime. Lutuni që ata të kërkojnë shpengim me qëllim që edhe ata të mund të shpëtohen. Unë dua që gjithë fëmijët e Mi ta pushtojnë Dhuratën Time madhështore të Mëshirës. Unë dua që të gjithë ju të hyni në portat e Parajsës së Re.

Lutuni që shpirtrat e ngurtë të zbuten dhe ta pranojnë Dorën Time. Lutuni që ata të mësojnë se si të bëhen të përulur në Sytë e Mi.

Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit