Kerko Mesazhet ketu

Monday 25 April 2016

Shenjat do të shfaqen në qiell më parë – dielli do të rrotullohet

E Premte, 11 Nëntor 2011, në 16:00

Lutja, dhe shumë prej saj, nevojitet për të ndihmuar që të shpëtohen shpirtra tani. Ti, bija Ime, duhet ta përgatitësh familjen tënde dhe tregoju atyre në nevojë për Mëshirën Time të madhe që të jenë gati.

Edhe një herë shenjat do të shfaqen më parë. Shumë njerëz do të ngrihen dhe do të kushtojnë vëmendje kur ata të shikojnë ndryshimet në qiell. Ata do të dëshmojnë diellin të rrotullohet si kurrë më parë. Pastaj ata do të shohin Kryqin. 

Kjo do të ndodhë menjëherë përpara se yjet të përplasen në qiell dhe kur Rrezet e Mia të Mëshirës Hyjnore do ta mbulojnë Tokën.

Qetësia do të pasojë në mënyrë që çdo shpirt të jetë në një gjendje vetmie absolute kur ata të vijnë përpara Meje. Tregoju fëmijëve të Mi se çfarë të presin, sepse ata nuk duhet të kenë frikë. Kjo nuk është një Ngjarje për t’ia patur frikën. Përkundrazi ju të gjithë duhet ta mirëprisni këtë takim.

Të gjithë fëmijët e Mi duhet ta pranojnë se Jam Unë Ai që tani vjen përpara tyre. Ata nuk duhet të mendojnë se ky është fundi i botës. Sepse nuk është. Është fillimi i një periudhe të re në kohë kur të gjithë fëmijët e Mi do ta njohin më në fund të Vërtetën.

Unë gëzohem dhe ndjej një ëmbëlsi të madhe kundrejt çdo shpirti të vetëm që mund të shpengohet nëse ata më lejojnë Mua t’ua jap këtë Dhuratë.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë shpirtrat tani dhe në veçanti për ata që do të jenë aq të frikësuar saqë nuk do të jenë mjaft të fortë për ta pranuar Dorën Time të Mëshirës.

Shpëtimtari juaj      
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/11/signs-will-appear-in-the-sky-first-the-sun-will-spin/