Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 5 April 2016

Virgjëra Mari: Koha për Birin tim që të dhurojë Dhuratën e Tij të Mëshirës Hyjnore

E Mërkurë, 2 Nëntor 2011, në 10:40

Bija ime, koha për Birin tim që të dhurojë Dhuratën e Tij të Mëshirës Hyjnore po afron. Prandaj, ti duhet të përqendrohesh në Misionin tënd për të shpëtuar shpirtra. Ti nuk duhet të lejosh shpërqendrime, të cilat t’i largojnë sytë nga detyra më e rëndësishme e përhapjes së kthimit n
ë besim

Qiejt gëzojnë, ndërsa kjo Dhuratë hyjnore së shpejti do të shfaqet me Dashurinë e pastër që Biri im mban në Zemrën e Tij për të gjithë shpirtrat. Bija ime, ndërsa kjo punë rritet në intensitetin e vet, i ligu do të vazhdojë të të shqetësojë përmes njerëzish të ndryshëm në çdo rast. Ti ke qenë udhëzuar që të qëndrosh e heshtur dhe të përqendrohesh vetëm tek Biri im. 

Ti, bija ime, je caktuar për ta komunikuar me shumë hollësi dëshirën e Birit tim për të folur me njerëzimin në këto kohë. Të jesh trime dhe e guximshme, sepse ky Mision i Shenjtë do të ketë sukses. Ai ka qenë parathënë kaq shumë kohë më parë dhe ty po të jepet çdo lloj udhëzimi nga Qielli. Shenjtorët të gjithë të udhëzojnë, sepse ata kanë qenë mbledhur me gjithë forcën për të siguruar që ky Mision të mos dështojë. As dhe nuk mund të dështojë. Ti duhet të ndalosh së shqetësuari kur gjërat duken pa shpresë, sepse ky është mashtrimi me të cilin ti do të përballesh për shkak të punës së mashtruesit. 

Unë, Nëna jote e dashur, punoj me ty gjatë gjithë kohës. Ishte përmes meje që ti u përgatite të vije para Birit tim të Shtrenjtë. Hiret e dhuruara ishin për ta mundësuar shpirtin tënd që të pastrohej, në mënyrë që ti të ishte e denjë për të punuar për Shpëtimtarin e njerëzimit. 

Ka qenë përmes Birit tim të çmuar që ti u solle përpara Trinisë së Shenjtë. Ky është një nga Misionet më të rëndësishëm që kur Biri im qe dërguar për ta shpenguar botën nga mëkati. 

Kurrë mos ia lejo vetes të devijosh nga ky Mision. As edhe nuk duhet t’i dorëzohesh tundimit për t’u larguar. Lutu tek unë, Nëna jote, në çdo kohë, për mbrojtje. 

Nëna jote e dashur
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Mëshirës