Kerko Mesazhet ketu

Sunday 15 May 2016

Ecni Krah Meje dhe ju do të pështyheni

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta kujtosh se kur më shërben Mua, jeta jote do të jetë gjithmonë një shtrat gjembash. Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por ta dish se kur je një shpirt i zgjedhur, kjo nuk vjen pa sakrificë. Në këtë udhëtim që ti ndërmerr duke ecur Krah Meje, ti do të pështyhesh, pengohesh, tallesh, shkelmohesh dhe torturohesh atëherë kur më pak e pret. Të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time haptas do të vuajnë gjithashtu të njëjtat keqtrajtime.

Sidoqoftë, vetëm kur ti t’i pranosh këto poshtërime dhe sprova, si pjesë e kryqit që e mban kur zgjodhe të punosh për Mua, atëherë ti do ta arrish pjekurinë drejt përsosmërisë shpirtërore që pritet prej teje.

Pranoji, bija Ime, poshtërimet, dhimbjen dhe vuajtjen e hedhur drejt teje. Sigurisht që tashmë ti dhe gjithë ushtarët e Mi të dashur, të cilët i pranojnë udhëzimet e Mia më të shenjta përmes këtyre Mesazheve, duhet ta dini se Jam Unë Ai që ecën përkrah jush.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti