Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 May 2016

Lutja e Kryqëzatës (2): Lutje Për Udhëheqësit Botërorë

E Premte, 18 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, sot Unë iu kërkoj ndjekësve të Mi që ta ofrojnë këtë Lutje për të shpëtuar ata fëmijë të gjorë që po torturohen nga udhëheqësit e vendeve të tyre, të cilët nga ana e tyre po diktohen nga forca Globale, jo të Hyjit.

 "Ati im i Përjetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë kërkoj që Ti t’i mbrosh fëmijët e Tu nga persekutimi që po komplotohet nga forcat botërore kundër kombeve të pafajshme.

Unë lutem për faljen e mëkatit të atyre shpirtrave që janë shkaku i kësaj vuajtje, që ata të mund të kthehen tek Ti me zemra të përulura e të penduara.

Të lutem jepua fëmijëve të Tu të torturuar forcën për t’i duruar këto vuajtje në shpërblim për mëkatet e botës, përmes Krishtit Zotit Tonë.

Amen."